E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahitaj, nënkryetar i Unionit Botëror të Shkrimtarëve

Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 10:07

Unioni i Kritikëve ndërkombëtarë, me seli në Francë, ka përfunduar punimet e simpoziumit me temën ‘Të dehurit dhe poezia’, ku në këto takime të letërsisë botërore Kosovën e përfaqësuan Reshat Sahitaj dhe Ali Podrimja. Gjatë simpoziumit u zgjodh edhe kryesia e Unionit të shkrimtarëve botëror.

Kryetari i deritanishëm Daniel Leuwers kishte paralajmëruar rizgjedhjen e kryesisë së re dhe të kryetarit, e cila u bë me vota të fshehta. Në krye të Unionit të shkrimtarëve botëror u zgjodh profesoresha nga Universiteti i Sorbonës Zonja Claude Debon, kryetar nderi shkrimtari nga Greqia Kostas Valetas, Sekretar i Përgjithshëm Prof dr Daniel Leuwers. Ndërsa nënkryetar i Unionit të shkrimtarëve botëror u zgjodh krijuesi nga Kosova Reshat Sahitaj.

Në vazhdim të punimeve Unioni i shkrimtarëve botëror e aprovoi planin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm, kurse Unioni i shkrimtarëve shqiptarë shpalli konkursin letrar ndërkombëtar për poezi ku tema qendrore do të jetë dashuria.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›