“Gomarët e kufirit” sonte në Mitrovicë

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, do të shfaqet të mërkurën dhe dy ditët tjera në vijim filmi “Gomarët e kufirit”, ndërsa do të vazhdohet edhe me shfaqjen e filmave tjera me zhanre të ndryshme për artdashësit mitrovicas dhe më gjerë.
Në filmin “Gomarët e kufirit”, regjinë e së cilës e ka bërë Jeton Ahmetaj, luajnë aktorë të njohur të vendit si Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Veton Osmani, Valina Muçolli, Arta Muçaj, etj.
I lumtur pas aktivizimit të kinemasë në Mitrovicë, Mirsad Ferati, drejtor i qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica”, sqaroi se filmi do të jetë me përkthim në gjuhën angleze dhe do të shfaqet në disa termine gjatë ditës.
“Interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Ferati, duke shtuar se sponsor i këtij filmi është Kolegji ‘Universum’.