"Open day" ne Akademine e Arteve
Muzika klasike e kombinuar me jazz dhe recitime, ne mbremjen Gala te programit "Qyteti i Arteve". "Open day" quhet, sonte, ora 19.00, ne sallen e madhe te Akademise se Arteve. I ftuar special eshte klarinetisti italian Antonio Tinelli, qe bashke me kolegun Fatos Qerimaj interpretojne "Konzertstucke Nr. 2" te Mendelsonit.
Pedagoge dhe studente te Fakultetit te Muzikes interpretojne ne violine, violonçele dhe piano pjese nga repertori klasik. Ne fund poezi nga Neruda, Coelho. Drejtues i projektit, Pjeter Guralumi.