Sahiti rikthehet në Gjilan

Skuadra e Gjilanit të enjten e ka emëruar shef të shtabit teknik Muharrem Sahitin, në vend të Agron Selmanaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga ky post, ditë më parë.
Në fakt, Sahiti është rikthyer në këtë klub. Ai për disa vite rresht e ka udhëhequr këtë ekip, derisa në fillim të këtij sezoni ai kaloi tek Hysi. Por zyrtarët e këtij klubi e shkarkuan atë nga detyra, vetëm pas gjashtë xhirove.
Madje, Sahiti menjëherë iu është rrekur punës me ekipin vjollcë, pasi kjo skuadër në këtë edicion po përjeton krizë të rezultateve, si pasojë e së cilave aktualisht gjendet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.
E kemi rikthyer sot (e enjte) Muharrem Sahitin në klubin e tij amë, dhe në klubin tonë. Bashkë me Sahitin janë rikthyer edhe ish dy ndihmësit e tij, Sadullah Ajeti dhe Sallah Sherifi. Ai menjëherë ka filluar ta stërvisë ekipin. Nuk kemi arritur marrëveshje për kohën se sa do të jetë trajner, sepse kjo nuk ka rëndësi për ne e Sahitin, sepse ai është njeri i klubit tonë, deklaroi për Express, sekretari i Gjilanit, Abdullah Syla.
Ai paralajmëroi se Gjilani do të përforcohet edhe me disa futbollistë, të cilët do ti zgjedhë vetë Muharrem Sahiti.
U ktheva në Gjilan, pasi zyrtarët klubit kanë ardhur në përfundim se unë jam njeriu që mund ta nxjerrë Gjilanin nga kjo krizë. Nuk munda ti them jo kësaj oferte, sepse kam kaluar mirë në këtë klub, ndonëse kam refuzuar oferta të tjera deri më tani dhe dëshiroja të pushoja, tha Sahiti për Express.
Gjilani është në krizë. Hapin e parë që do të përpiqem ta bëj me nxjerr ekipin nga pozita e fundit e tabelës. Më pas dua ta krijoj mentalitetin e fituesit tek futbollistët e mi, te të cilët kam besim. Do të jetë shumë vështirë, por besoj se do tia dalim ta arrijmë synimin, deklaroi ai.
Pas 11 xhirove, Gjilani zë vendin e 12-të në tabelën e klasifikimit, me vetëm 10 pikë të tubuara.