Saif al-Islami do të mbahet në Zintan

Anëtarët e këshillit të Zintanit thanë se do të kujdesen për sigurinë e djalit të Gaddafit, ndërkohë që qeveria kalimtare e Libisë diskuton për fatin e tij me përfaqësues të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, nga e cila ai është akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Luis Moreno-Ocampo, pritet të qëndrojë në Tripoli, për të zhvilluar bisedime me autoritetet e Libisë pas arrestimit të ish-shefit e sigurisë së shtetit, Abdullah al Senusi dhe Saif Al Islamit.
Këshilli Kombëtar Tranzicional njoftoi se do ta preferonte më shumë gjykimin e Saif Al Salamit dhe Senusit në një gjykatë vendore, se sa në atë ndërkombëtare.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi më 27 qershor një urdhër-arrest për Gaddafin, të birin e tij, Saif Al Islamin dhe shefin e sigurisë, Al Senusi.