Saimir Pirgu: Nuk kam asnjë problem në Itali
“Nuk kam asnjë problem në Itali”, kështu komenton Saimir Pirgu, tenori shqiptar që gëzon famë ndërkombëtare në botë.
Sipas Pirgut, gazetarët e kanë keqinterpretuar përgjigjen e tij ndaj një pyetje kureshtare të gazetarit italian gjatë një interviste për sitin italian, Alto Adige.
“Dhe një herë miq të dashur, ketu problemi nuk është fare tek shtetësia, unë në Itali jetoj dhe rregullat i njoh shumë mirë. Por për çfarë fliste në të vërtetë artikulli italian e për çfarë shkruan ‘Panorama’. Është viti Verdian e unë këndoja në Arena të Veronës Rigoletto. Nuk kishte punë të analizoheshin e përdoresh kaq rëndomtë me kryetitull për të shit gazetat një pyetje thjesht info e gazetarin italian”, shkruan Saimir Pirgu në rrjetin social, Facebook.
E ndërkohë në një shkrim në të përditshmen Panorama, që përkthen dhe komenton një lajm të sitit Alto Adige, titullohet: “Saimir Pirgu: Prej 10 vjetësh s’më japin shtetësinë italiane”.
Mësohet se Sajmir Pirgu, këto ditë po pushon në Shqipëri pas një sezoni të jashtëzakonshëm të nisur në 1 janar me Koncertin e madh të vitit të Ri në La Fenice të Venecias të vazhduar me rolin e Alfredos në Traviata të shfaqur në New York Metropolitan Opera.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Saimir Pirgu: Prej 10 vjetësh s’më japin shtetësinë italiane