E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO-Bebja ndizet në flakë, mjekët: Ja shpjegimi i misterit

INDI-Bebja e ciftit të bashkëshortëve indianë, Karnan Perumal, 26 vjec dhe Rajeshëari Karnan, 23 vjece është kthyer nga gëzim në një mister që po cudit jo vetëm ata por mbarë mjekët e botës.

Mjekë nga e gjithë bota, por dhe ekspertë të fenomeneve mbinjerëzore po përpiqen të shpjegojnë si është e mundur që vogëlushi Rahul, i lindur në Tamil Nadu 3 muaj më parë, arrin të prodhojë flakë nga trupi i tij. 

Siç shkruan "The Times of India", djali ka marrë flakë vetvetiu katër herë gjatë dy muajve. Herën e parë që nëna e fëmijës, Rajeshëari, konstatoi flakët në trupin e tij ishte nëntë ditë pas lindjes. Ajo e shtroi djalin në spital dhe gjithçka duket se iu rikthye normalitetit, por disa ditë më vonë, Rahul mori sërish flakë.

Pas rastit të tretë e të katërt, prindërit e foshnjës vendosën ta çonin djalin në Kilpauk Medical College për analizime më të thella, por ende nuk kanë arritur të marrin një përgjigje.

Mjekët dyshojnë se flakët në trupin e djalit mund të ndizen për shkak të emetimit të një lloj gazi nga lëkura e tij, natyra e të cilit nuk është zbuluar ende.

Babai i foshnjës, Karnan deklaroi për “The Indian Express” se shpesh duhet të ndeshet me dyshimet e njerëzve, të cilët i thonë se kjo mund të jetë vepër e djallit. 

“Si familje jemi vërtet të shqetësuar, sepse fqinjët janë të trembur dhe besojnë se djali ynë është nën kontrollin e ndonjë demoni, i cili ndez flakët në trupin e tij.”- deklaroi Karnan.

Doktori Brian J. Ford shprehet se në trupin e Rahul mund të ketë lëndë kimike aceton që në kontakt me agjentë të tjerë natyrorë mund të ndizet spontanisht.

Doktorët thonë se Rahul mund të jetë viktimë e një prej fenomeneve më misterioze dhe të çuditshme që kanë ndodhur në botën tonë, duke e quajtur, djegia spontane e njeriut.

Disa njerëz thonë se këto janë punë të hyjnive kurse të tjerët dyshojnë për lëndë fosfori, përmbajtjen e së cilës e kanë dhe materialet me të cilat është ndërtuar shtëpia e ciftit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›