Saimir Pirgu: Prej 10 vjetësh s’më japin shtetësinë italiane
ROME-Tashmë gëzon famë ndërkombëtare, e megjithatë sërish e ka të vështirë të marrë një pasaportë në një vend të huaj. Edhe pse kanë kaluar 10 vjet që ka bërë kërkesën, tenori shqiptar Saimir Pirgu nuk arrin të marrë dot shtetësinë italiane. Kombësia shqiptare, me sa duket vazhdon të jetë një pengesë në zyrat e shtetit fqinj, ndonëse jo në skenat operistike. Me emocionin e një debutuesi, një vit më parë Saimir Pirgu u ngjit në skenën madhështore të Arenës së Veronës në rolin e Don Giovanni- t, në operën me të njëjtin titull të Mozartit.
Këtë vit rikthehet sërish, në rolin e një tjetër don zhuani, në atë të dukës së Mantovës, në operën verdiane “Rigoletto”. Tenori ka interpretuar për tri net përpara një publiku prej 12 mijë vetash, që e ka mirëpritur dhe duartrokitur gjatë shqiptarin, që po i ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit. Nuk ishte hera e parë që Pirgu interpretonte rolin e Dukës, e megjithatë përgjegjësia është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për një skenë të atillë, në krah të disa prej emrave më në zë të operistikes botërore dhe me rastin e dy përvjetorëve të mëdha së bashku, 100-vjetorit të Festivalit Lirik të Arenës së Veronës dhe 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit Giuseppe Verdi. Mediat italiane që po ndjekin aktivitetin, nuk kanë lënë në hije dhe interpretimin e tenorit shqiptar “që po ngjit shkallët e suksesit në tempullin e operës”. I pyetur nga “Alto Adige”, ndër të tjera ai ka folur edhe për çështjen e shtetësisë italiane, të cilën e kërkon prej dhjetë vitesh, duke qenë që jeton në Itali prej vitit 2000. “Tashmë po dorëzohem”, ka thënë ai.
Por kjo vetëm sa i përket shtetësisë, pasi në karrierë Pirgu duket se nuk ndalet. Kush ndjek karrierën e papërmbajtshme të Saimir Pirgut, që me të drejtë janë shumë, do të presë me kënaqësi lajmin që tenori shqiptaro-” bolzanino” këto ditë ka marrë ovacione të shumta në tempullin e operës: Arenën e Veronës. Së fundi, artisti i ri, i formuar në Konservatorin e Bolzanos me mjeshtrin Vito Brunetti, që u bë më pas nxënësi i Pavarottit, ka korrur një tjetër sukses në rolin e dukës së Mantovës, në një produksion gjigand të “Rigolettos”, vënë në skenë nga Arena me rastin e 200- vjetorit verdian dhe 100-vjetorit të vetë Arenës. “Ishte shumë bukur të ktheheshe sërish në Arenën e Veronës, vetëm një vit pas debutimit tim në këtë tempull të operës, aq më tepër që bëhet fjalë për një kast yjesh: pranë meje në rolin e Rigolettos është ‘një farë’ Leo Nucci”, thotë Pirgu.
Sukseset italiane kanë gjithnjë një shije të veçantë…
Pa dyshim. Aq më tepër që kam zgjedhur Veronën si bazën e zhvendosjeve të mia në gjithë botën. Prej disa vitesh, të jem i saktë që nga 2005-a, m’u desh të lija Bolzanon dhe vendosesha në Veronë, që është një mënyrë strategjike e përshtatshme për udhëtimet e mia të vazhdueshme gjithandej.
Pra, ishte një triumf i “luajtur” në shtëpi, “Rigoletto” kësaj here? Pikërisht. Kjo opera, me regji të Ico Guerra-s, ka një vulë tradicionale, është një version tepër klasik, që mbërrin menjëherë te njerëzit, ashtu siç e kërkon edhe ky rast për të festuar 200-vjetorin e lindjes së Verdit. Bëhet fjalë për një version të bukur, me kostume të shtrenjta e pa kursim financash. Dhe përgjigjja e publikut ishte e jashtëzakonshme. Mbrëmjen e shkuar ishin 12 mijë veta, mes të cilëve shumë të rinj, çka më bën shumë optimist për të ardhmen e operës.
Meqë jemi tek Italia: a ju është dhënë më në fund shtetësia, një çështje që zgjat prej vitesh?
Po ç’shtetësi! Tashmë po dorëzohem. Jetoj në Itali që prej vitit 2000, që kur kam ardhur për të studiuar në Bolzano dhe kam qëndruar këtu përfundimisht. Kam bërë kërkesë gati 10 vjet më parë dhe ende nuk kam arritur asgjë. Më mirë të ndërrojmë temë…
(d.b/Panorama/BalkanWeb)