E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimiri i PS-së, vegla e padenjë e Edvin Bajraktarit

Kur ndihesh i rrezikuar nuk e ke idenë as se çfarë bën e as çfarë thua. Por më keq akoma kur të rrizikuar ndihen të paaftitit. Partia Socialiste, e fundit në sojin e saj në mbarimin e epokës së majtë shqiptare, akuzoi sot kreun e qeverisë si Bajraktar të fundit. Dhe kush ishte ai që e bëri një akuzë të tillë, kreu i fondacionit “Qemal Stafa”. Dhe në të vërtetë për ata që kuptojnë, Saimiri na tregoi të gjithëve pikë së pari se ai është nul në histori sepse ai nuk e di fare se çfarë ishte Bajraktari. Sa për dijeni të Saimirit, ky Bajraktari nuk është nga soji i udhëheqsave të tij që fillojmë me Hoxhë e mbarojnë me Ramë. Por Tahiri kaq di, se është pjellë intelektuale e Edi Ramës dhe prej kësaj lagje nuk pritet gjë tjetër veçse rekorde të këtij lloji. Saimir Tahiri nuk e ka idenë se çfarë thotë, ndaj edhe Rama e zbythi nga posti që kishte më parë, atë të zëdhënësit, vetëm se ishte i paaftë dhe e degdisi atje në fundërrin komuniste, prej se cilës zor se do të dalë më. Saimir Tahiri nuk e kupton aspak këtë punën e ligjit të dosjeve. Nuk e kupton Saimiri se ai ligj e nxjerr jashtë lojë fare atë kryetarin që deri më dje, por edhe në vazhdim e degjenderonte në mes të gazetarëve, i heq nga kurrizi atë kryetarin e tij, të kaluarën e tij komuniste që i nxin faqen të gjithëve. Saimiri ka të drejtë në të tijën sepse nuk e di i shkreti se europa komuniste prejardhjen e kishte pikërisht nga paraardhësit e kryetarëve të njëpasnjëshëm të partisë që ai aderon. Por Saimiri akoma nuk e di se kjo parti nuk është me e tillë, por thjeshtë një çetë komuniste që edhe sot mundohet ti gënjejë shqiptarët me thërrimet dhe luftën klasore. Kush e di, Saimiri është treguar fare i pavemendshëm ndaj kryetarit të tij. Ai nuk e kupton fare atë, nuk e kupton se të gjithë termat e tij janë copy-paste të udhëheqve komunistë. Ashtu si Rama, bëri edhe Alia, Shehu, Hoxha etj, që vranë e zhdukën nga faqja e dheut njëri - tjetrin. Por Saimir nuk ia ka idenë se për ato krime që bëhen përgjegjësi nuk mund të mbajë askush tjetër veçse ata që i kanë bërë. Apo Saimiri i kupton të gjitha këto, por dërdëllit sëbashku me korin tjetër të papagajve të PK-së a PS-së, se njësoj janë, kundër ligjit që bën drejtësinë. Po, sipas Saimirit, Berisha është Bajraktari i fundit. E bukur kjo gjetje, të bën të qeshësh, për të vetmen arsye se nuk gjen ndonjë lidhje në këtë rast, qesh me injorancën e Tahirit. Po identiteti i të majtëve kush është, kampet e torturave, vallëzimi mbi viktimat. Apo të dalurit para qytarëve si një prostitutë e virgjër, që bën moral martesor. Saimirin do e shajnë sot, do ia nxijnë bojën, mbase edhe mund t’ia kanë bërë këtë. Se Saimiri nuk e ndjek shumë Ramën, nuk i ndjek fjalimet e tij me vullnetarët. Saimirit me sa duket nuk i kujtohet se kryetari i tij para pak ditësh, nuk i la gjë pa thënë një intelektuali i cili kur iu drejtua kryekomunistit Rama, i tha “Zoti Rama” ky i fundit i tha: Së pari kujt i thua “Zoti” jam “Shoku” dhe e dyta ulu aty ku je e mos flit më. Pra ky ishte Rama jo Berisha. Eh sa ka për të mësuar ky Tahiri, do përshtatet edhe me drejtësinë sepse akoma nuk ka pasur eksperienca të tilla, për shkak të kryetarëve të tij. Do të përshtatet Tahiri edhe me europën e lirë, si edhe paradhësit e tjerë të tij që e urrenin. Por Saimiri pikë së pari le të mësojë historinë e partisë së tij, ajo nuk është histori e revolucioneve për liri, nuk ka asnjë student dhjetori, por e revolucioneve komuniste. Këto të dyja s’kanë lidhje. Do të heqë dorë një ditë edhe Tahiri, se është i ri, edhe nga takimi me vullnetarët sepse do të kuptojë se nuk ka më njerëz që dalin vullnetarë për sjellë sërish diktaturën dhe rrjepjen e lëkurës së tyre në pushtet. Kjo kërkon kohë për përshtatje. Shqipëria e kaloi kohën e stabilizim asocimit për në BE, por , Ramët, Dadet, Leskaj, Tahirët e kompani, janë akomë në krizën e tyre të identitetit. Janë akoma duke u munduar të gjejnë aleatë maoistë për të penguar zhvillim dhe demkracinë, por nuk ka më të tillë. Një grusht të çmendurisht të tillë si këta më lart, sot nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër veçse të vërtiten me krahë hapur si aeroplanë në hapësirën e tyre të kuqe, deri sa ta nxijnë fare dhe të kuptojnë se epoka e tyre mori fund një herë e përgjithmonë. Kjo tashmë ka ndodhur, por nuk është kuptuar prej tyre. Ata që bënë krime, që zvarritën njerëzit rrugëve të vendit, që ua nxorën shpirtin për hundësh, sot nuk mund të japin më drejtësi. Asnjë prej tyre nuk mund të jetë më as në gjykatë e askund tjetër me të drejtë vendimmarrje. Zoti i ndihmoi që janë në demokraci dhe nuk po e pagujanë atë që kanë bërë. Kjo është demokracia që ky soj njerëzish përbuzin, nuk është hakmarrëse si sistemi i tyre, nuk vret e nuk pret si ata, nuk i shkel njerëzit me këmbë dhe as nuk i tërheq zvarrë, por ama pashallarë nuk mund të lërë kriminelët, ata që jepnin vendime në emër të popullit. Arkitektët e kampeve të gazit nuk mund të zhduken nga faqja e dheut se u mbaroi gazi, por se duhet të kuptojnë se kjo nuk shkon më. Se kanë marë fund kohët e tyre të lavdisë së kuqe, të gjakut të atyre që kërkuan lirinë dhe jo shypjen. Sa shumë do e dashuronin ligjin e dosjeve hitlerianët, por demokracia që erdhi pas epokës së tyre nuk ua bëri këtë nder. Demokria atyre u dha dënimin e merituar, i rrasi në burgje përjetë. Ndërsa demokracia shqiptare i fali. Kjo është ajo që Leskajt dhe Tahirët nuk kuptojnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›