E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shkruan letrën e lamtumirës. Udhë të mbarë shoku kryetar...

Një telegram lamtumire ka mbërritur sot në adresën e dhjetëra shqiptarëve. Telegrami nënshkruhej nga Edi Rama. Dhe në fakt nga pena nuk ke se çfarë i thua. E nis telegramin e tij me një paragraf ku tregon se kishte bredhur cep më cep të Shqipërisë e kishte shikuar gjithçka. Por që nuk kishte varur njeri. Se për muaj me radhë u foli me një lojë fjalësh dhe në fund nuk e mori vesh askush, ose më saktë të gjithën morën vesh se ky Rama, nuk bën për atë punë që ia thotë mendja, pra politikan, lider, apo kushedi se çfarë. Këtë telegram Rama e shkroi sapo u kthye nga një takim që pati me gati 40 veta në Skrapar. Po për dreq as komunistët nuk e duan, as socialistët, e as kush. Skrapari është i vetmi vend në Shqipëri me shpirt komunist, ku s’të lë njeri të prishësh një germe nga parullat e Enver Hoxhës që shkruheshin nëpër mure. Aty janë të gjitha parrullat të paprekura, muret po që janë thuajse të shembura, parullat jo. Por edhe pse Rama shkoi t'i takonte si pasardhës i xhaxhit, sërish nuk ia varen. Ata që dolën ta takonin kishin një arsye te fortë. Nuk e kishin parë kurrë nga afër. Vetën në televizion. U është dukur qenie e rrallë dhe të gjithë sot bënin si ai shkencëtari kur preku për herë të parë gorillën, megjithëse e kishte frikë se ishte dhe është e madhe, iu afrua me miqësi për ti prekur qimen, por aha, kaq ishte e gjitha,.... dhe gorillën e njohën të gjithë, nuk shkoi më askush t’ia prekte qimen. Kështu pra ndodhi me Ramën sot në Skrapar. E pa veten keq, pa mbështetje, por ama të rrethuar si xhenaze me kurora me lule sintetike, u kthye në Tiranë dhe na nisi të gjithëve telegramin e lamtumirës. Sa mirë që shkruan Edi. Në ketë letër lamtumire, Rama tregon prehistorinë e tij. Kur u shpik televizioni të gjithë i thoshin “kuti magjike” kështu tha edhe Rama sot: Politikanët dalin në kutinë e Televizorit kur vijnë votime- shkruante ndër të tjera. Por Rama më poshtë na mbush mendjen për herë të fundit se s'ka asnjë lidhje me të qenurin një lider apo kryetar partie. Ai s’din as me ta lyp. Ja se çfarë shkruan në telegramin e tij “Fitorja e tyre (zgjedhjeve) ka të bëjë me sfidën time personale, aq sa ç’ka të bëjë edhe me sfidën e secilit prej jush”. Pra u tha shkurt Skraparlinjve, votoni për mua që të fitoj pë inatë të Berishës. Sikur ta lexojnë edhe analistët dhe opinionistët këtë letër, apo e kanë lexuar, apo e kanë shkruar vetë ata se Ramës s’i bënte dora. Sigurisht që nuk e ka shkruar Rama por këshilltarei i tij Endri Fuga, kështu thonë gojët e liga. Ja më ne fund që edhe G99, po ndjek Ramën drejt greminës.


Udhë të mbarë shoku kryetar...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›