E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni pranga kreut te sindikates mafioze

Forcat e policise ne Japoni kane arrestuar nje person qe dyshohet se eshte numri dy i sindikates me te madhe kriminale japoneze.

Kiyoshi Takayama akuzohet se ka zhvatur mbi 400 mije dollare nga nje biznesmen aktiv ne industrine e ndertimit.

Arrestimi u krye gjate nje operacioni kunder disa eksponenteve te krimit te organizuar anetare te fraksionit Yamaguchi-gumi.

Policia japoneze ka kryer se fundmi nje sere operacionesh kriminale ndaj organizatave te Yakuza-s te cilat jane perfshire edhe ne manipulimin e ndeshjeve te sportit te sumos.

Tani ata kane arrestuar nje person qe konsiderohet si nje nga boset me te fuqishem te krimit ne vend. Takayama 63 vjec akuzohet se ka qene numri dy i organizates Yamaguchi Gumi.

Kumbari i fraksionit qe ka rreth 40 mije anetare Kenichi Shinoda ndodhet ne burg por pritet te lirohet ne praneveren e vitit te ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›