E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e Shindlerit te Sparksit dhe te Dellit

Pikerisht mungesa e ofertes serioze politike dhe ekonomike apo me mire te them pamundesia per materializimin e ketyre ofertave ka ndikuar ne ashpersimin e fjalorit elektoral si dhe shprehjen e rrugacerise me te ulet ne debatet politike ne ekranet tona televizive

Nga Behxhet Sh.Shala

Kodi i Miresjelljes apo Miresjellja e kodifikuarshte bere si rregull qe para mbajtjes se zgjedhjeve qofshin ato lokale apo te pergjithshme subjektet politike e nenshkruajne Kodin e Miresjelljes qe nenkupton se subjektet garuese do ta frenojne gjuhen e tyre gjate fushates zgjedhore e qe per rezultat do te kishte zgjedhje normale pa tensione te cilat nuk do te kundershtoheshin nga po keto subjekte. Nese i referohemi shtypit ditor apo debateve qe mbahen ne mediet elektronike atehere e kemi lehte te themi se ka filluar perdorimi i gjuhes se vjehrres kercenimit shantazhit paraqitjes se ofertave per poste pas perfundimit te zgjedhjeve paralajmerimin per organizimin pushimeve verore dimerore vjeshtore dhe pranverore ne Burgun e Dubraves per individe te caktuar sulme ne personalitetin e individeve te shenjestruar dhe familjeve te tyre si dhe gerryerje te zorreve nga e kaluara etj. A jane keto programe politike apo oferta qe ndihmojne ne te ardhmen qe Kosova te ringjallet ekonomikisht. A do te ndihmoje ky fjalor per zbutjen e papunesise dhe varferise. Apo per nje arsim me cilesor dhe sherbime shendetesore me te mira. Gjithsesi jo dhe jo. Po pse atehere keqperdoret gjuha e cila normalisht perdoret per vendosjen e komunikimit midis njerezve ne aspektin global ndersa midis kandidateve dhe elektoratit ne Kosove ne aspektin lokal. Pikerisht mungesa e ofertes serioze politike dhe ekonomike apo me mire te them pamundesia per materializimin e ketyre ofertave ka ndikuar ne ashpersimin e fjalorit elektoral si dhe shprehjen e rrugacerise me te ulet ne debatet politike ne ekranet tona televizive. Subjektet garuese opozitare po perpiqen ta shfrytezojne krizen institucionale te cilen e identifikojne me krizen qeveritare duke e sulmuar vetem Qeverine e Kosoves per te gjitha te keqiat qe i kane ndodhur Kosoves Afganistanit Somalise dhe Sudanit. Duke e sulmuar qeverine nga te gjitha pozicionet po bejne perpjekje ta shfajesojne veten ndonese edhe vet jane pergjegjese per kete krize. Ansambli politik Shota e Gadafit eshte subjekti politik qe duke e quajtur veten te vetmen opozite konstruktive ne Kosove ne fakt ka tregusr se si nuk duhet te jete opozita as ne Kosove e as ne Kazakistan. Madje as ne Libi. Sepse gjate tere kohes ka qene dashnore pasionante e pozites me nje perfundim te palavdishem apo me mire te them te turpshem. Te gjithe e priten me entuziazem nenshkrimin e Kodit te Miresjelljes. Duket se megjithate me i lumturi ne kete mes ishte Kristofer Dell ambasadori i SHBA-ve. Ne fakt nuk do te kishte fare kuptim nenshkrimi i ketij Kodi te Miresjelljes pa pranine e nunit kumbares se thuaja te gjitha pelqimeve apo nenshkrimeve te marreveshjeve te cilat nuk ishin gjithmone marreveshje per Kosoven pas shpalljes se pavaresise. Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje nuk ka ndonje detyrim ligjor per mosrespektimin e saj pervec atij moral. Pergjegjesia morale sot ne Kosove e ka humbur kuptimin e saj apo eshte degjeneruar krejtesisht duke u shnderruar thjesht ne nje mjet marketingu per nje perdorim. Kodi i Miresjelljes nuk eshte vetem nje nenshkrim ne nje leter por eshte ceshtje e vetedijes ndergjegjes kultures politike edukates familjare tradites dhe vlerave tjera njerezore. Nese kuptohet dhe konsiderohet si e tille atehere letra e firmosur nga subjektet garuese eshte e tepert dhe krejtesisht e panevojshme. Por duket se pikerisht ky Kod po keq perdoret si fature apo mbulese per arrogance rrugaceri injorance egocentrizem vardisje sherim te ndjenjes se kompleksit te inferioritetit te disa subjekteve politike e sidomos te disa individeve te cileve ne shtete normale me ligj do tu ndalohej te behe perfaqesues te popullit. Duke e njohur shume mire mentalitetin antologjik nenshtrues te disa subjekteve politike e sidomos te disa politikaneve te kriminalizuar deri ne palce disa ambasadore menjehere e pershendeten nenshkrimin e ketij Kodi te Miresjelljes. Keto pershendetje dhe perkrahje te ambasadoreve dhe mbretit Fejt nuk ndikuan aspak qe te zbutet fjalori apo te mbahet nen kontrolle gjuha e gjate e disa subjekteve politike e ne vecanti e disa individeve te cilet njihen dhe jane te parapaguar te shkaktojne incidente jo vetem verbale. Prandaj Kodi i Miresjelljes eshte djegur i teri pa filluar ende fushata.

Kriminalizimi i listave apo listat e Al Kapones I kam lexuar me shume kujdes listat e propozuara te subjekteve politike garuese dhe me pergjegjesi e them se vetem nje parti ne kete rast ka luajtur FER. Ndryshe ne lista per deputete ka emra qe psh.ne shtetin e ambasadorit amerikan Kristofer Dell apo te z. Sparks do te sanksionoheshin me ligj edhe ne rast se vetem do ta shpalosnin si ide kandidimin e tyre. Te ne kjo eshte shnderruar ne dicka krejt normale e qe perkrahet nga diplomate me ndikim. Prandaj ne kete kontekst e shoh lidhshmerine dhe ngjashmerine e Shindlerit dhe ambasadoreve Dell dhe Sparks. Shindleri ka perpiluar lista edhe te falsifikuara per ti shpetuar cifutet nga vdekja apo asgjesimi gjate luftes se dyte boterore ndersa ambasadoret ne fjale perpiqen qe permes perkrahjes ne heshtje tu sigurojne mbijetesen politike dhe fizike politikaneve te korruptuar si te pozites ashtu edhe te opozites. Dhe te perfaqesuesve te minoriteteve gjithsesi. Ne anen tjeter na fajesojne se nuk po e luftojme sa duhet korrupsionin dhe krimin e organizuar. Per kete arsye na bombardojne pastaj me raporte te progresit e qe ne fakt mund te quhen raporte te regresit te cilat i perdorin per ndeshkim te qytetareve te Kosoves sic ishte izolimi apo getoizimi i qytetareve te Kosoves me rastin e procesit te liberalizimit te vizave. Te gjitha shtetet e Ballkanit nder to edhe ato me kriminale sic ishte Serbia perfituan nga ky proces ndersa Kosova qe ishte viktime e agresionit te regjimit serb u be viktime tash e demokracise evropiane. Kjo i bie sikur te semurit nga kanceri ti nderpresh terapine jo qe e sheron por qe i siguron nje vdekje me dhimbje te durueshme. Kam menduar pse ne fakt keto lista duken sic po duken. Dhe pse ata qe jane pergjegjes per perpilimin e listave i lejojne keto lista qe heret a vone do ti kthehen si boomerang pikerisht subjektit politik ne fjale. Duke e kriminalizuar ate subjekt politik e bejne te shantazhueshem per leshime politike. E them me plote bindje se maja e korrupsionit ne Kosove jane nderkombetaret qe nga viti 1999 e deri me sot. Me jotransparencen e tyre imunitetin e parapaguar ata e kane inkurajuar dhe fuqizuar korrupsionin ne Kosove deri ne shkalle qe eshte shnderruar ne menyre te jeteses. Nderkombetaret i kane dy standarde ne lufte kunder korrupsionit i denoncojne dhe i ndjekin politikanet qe nuk u binden apo qe nuk u binden 100 ndersa ndertojne raporte miqesore me ata politikane me te cilet kane biznes te perbashket apo ndonje interes politik. Luften kunder korrupsionit e kane shnderruar ne gjueti shtrigash kunder luftes se lavdishme dhe heroike te UK-se duke bere perpjekje qe kriminalizimin e disa figurave te UK-se ta barazojne me kriminalizimin e tere luftes. Kete perpjekje te nderkombetareve po e perkrahin disa medie te shkruara ndersa disa medie tjera e bejne te kunderten. Politikanet e korruptuar qe kane mbijetuar disa mandate ne postet e tyre nuk eshte lehte ti largosh nga posti dhe nga lista. Ata jane ashtezuar ne ato pozita. Disa kane hyre ne lista me shantazhe dhe kercenime ndersa disa te tjere kane hyre ne lista ne perpjekje te sigurimit te imunitetit nga pergjegjesia penale. Po nuk e kuptoj arsyen pse disa subjekte politike i kane futur ne lista personat e kriminalizuar duke negociuar dhe duke i lutur qe te behen pjese e listave te tyre. Vertet nuk e kuptoj.. Nese ti heqesh nga lista personat me nje tradite kriminale paraqet problem e gjithsesi paraqet problem futja ne lista e atyre qe jane te inkriminuar duke u krijuar favore dhe duke i lutur ata nenkupton se problemin po e krijon vet. Arsyetimi se askush nuk mund te shpallet i fajshem deri sa nuk denohet me nje vendim te prere te gjykates perkatese per rrethanat ekzistuese ne Kosove eshte vetem inkurajim i krimit dhe korrupsionit dhe shprehje e mungeses se guximit dhe vullnetit qe te luftohen keto dukuri negative qe e rrezikojne zhvillimin dhe te ardhmen e Republikes se Kosoves. Ky arsyetim per bartesit e posteve te larta publike dhe shteterore nuk do te duhej te vlente sepse humbet skajshmerisht besueshmeria ne ta. Nuk e perjashtoj mundesine se ka burgosje hetime por edhe vendime te gjykatave qe nuk mbeshteten ne fakte por ne denoncime dhe prova te mbindertuara mbi keto denoncime mirepo megjithate ekziston nje pergjegjesi morale e cila do te duhej te ishte me e rende se ajo penale. Fytyre eshte kjo. Duhet ta themi te verteten dhe ta mbrojme te verteten edhe ne rast se duhet ta paguajme nje cmim te caktuar per te. Nese keto lista mbesin te njejta atehere e ardhmja e Kosoves do te jete shume problematike dhe e diskutueshme. shte ne interes te vet subjekteve politike ta bejne dekriminalizimin e tyre. shte ne interes te vet lidereve politike te marrin vendime per pastrimin e listave. Vetem ne ate rast mund te llogariten se jane lidere politike. Ne fund te fundit nese mbesin keto lista ashtu sic jane atehere votuesi me voten e tij duhet ti pastroje keto lista. Une nuk shoh tjeter mundesi. Se paku jo per momentin.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›