Formalizmi i ekonomise informale

Taksapaguesit tane nuk jane aq naive qe te mos kuptojne se kjo skeme nuk vjen nga strategjia juaj si te formalizoni ekonomine kete strategji ju keni vite qe e prezantoni dhe asnje here me pare nuk kishit premtuar ti dhuronit biznesit kasa fiskale
Nga Arben Malaj
Ne kemi mbeshtetur formalizmin e ekonomise informale por konstatohet se ai ka ecur shume ngadale.
Me kete ligj qe paraqisni sot eshte hera e pare ne historine e financave publike qe nje qeveri pasi akuzohet per korrupsion pasi u kerkohet te lehtesoje tregun e kasave me cmimet reale pasi ndjene se protestat publike u rriten sepse biznesi i vogel vertetoi se cmimi i kasave ishte shume me i larte se realiteti pasi protestat mberriten ne deren e qeverise duke ndjere rrezikun reale te pershkallezimit te protestes publike ne vend te zgjidhe problemin pa asnje ndjenje pergjegjesi ndaj taksapaguesve shqiptare duke filluar nga punonjesit e thjeshte qe paguajne 10 tatim mbi te ardhurat e tyre personale nga puna e tyre jo nga fitimet e tyre blen indirekt 2. 3 miliard leke kasa nga kompanite private me fonde publike.
Me kete ligj qeveria po merr 2. 3 miliard leke nga taksa paguesit dhe po paguan indirekt kompanite qe kane shitur kasat.
2. 3 miliarde leke te taksa paguesve shqiptare perdor kjo qeveri e trembur nga akuzat per korrupsion per te ndalur protestat antikorrupsion.
Taksapaguesit tane nuk jane aq naive qe te mos kuptojne se kjo skeme nuk vjen nga strategjia juaj si te formalizoni ekonomine kete strategji ju keni vite qe e prezantoni dhe asnje here me pare nuk kishit premtuar ti dhuronit biznesit kasa fiskale.
Ky veprim abuzive per te ndalur akuzat per korrupsion duke i paguar ju kasat por duke mos ndihmuar sado pak tregun te funksionoje me cmime te arsyeshme nuk eshte ndalje e korrupsionit por eshte niveli me i larte i korruptimit te nje qeverie eshte kapje e shtetit.
Kapja e shtetit nuk eshte nje gje e pa kuptueshme ne thelbin e saj eshte shume e thjeshte dhe e qarte eshte influencimi i qeverise ne hartimin e politikave te saj ekonomike dhe fiskale nga interesat e kompanive te korruptive.
Edhe rritja here pas here e kritereve teknike te kasave te thjeshta fiskale nuk eshte gje tjeter por nje kosto shtese per biznesin per shkak te korrupsionit shtese qe ju perfitoni sa here qe ndryshoni kriteret teknike duke e bere me pak konkurrues tregun dhe duke rritur presionet dhe mundesite per perfitime abuzive.
Raportimin on-line ne kohe reale te te dhenave fiskale ju nuk e keni arritur dot per njesite buxhetore per te cilat jane harxhuar miliona dollare asistence teknike dhe investime publike dhe i impononi teknologjite me te mira bashkekohore biznesve te vogla te vendit tuaj te cilat jo thjeshte nga klasifikimi i ketij biznesi perfaqesojne nje biznes mbijetese familjare.
Ky ligj ka brenda jo vetem korrupsionin ekonomik por edhe ate politike. Ju me 2. 3 miliard leke synoni ndaljen e cdo reagimi public kunder korrupsionit tuaj. Njekohesisht ju po tentoni te perfitoni edhe politikisht.
Nga ky ligj ju mendoni se rreth 52. 000 biznese do tju jene mirenjohessepse po u falni 40. 000 leke kur ne fakt secili prej tyre e ka te qarte qe kjo shume 2. 3 miliard leke nuk vjen nga ndonje burim specifik te ardhurash ne buxhet por nga xhepat e tyre.
Nga tatimi i pagave te familjareve te tyre nga tatimi konsumit te familjeve te tyre nga ulja e shpenzimeve per arsimin e femijeve te tyre nga ulja e shpenzimeve per shendetesin.
Perkeqesimi i arsimimit dhe sherbimit shendetesore te familjeve te tyre eshte pasoja me rende dhe me e drejtperdrejte e ketyre familjeve. Ne kete rast ka vlere shprehja popullore me nje dore ua japin dhe me dy duar ua marrin.
Korrupsioni juaj politike duket qarte edhe ne elementin tjeter negative te ketij ligji. Ju i hiqni pushtetit vendore nje burime te drejtperdrejte ju nuk ja kompensoni drejtperdrejte kete burim deklaroni se do ti kompensoni nepermjet granteve konkurruese.
Gjithe mandati juaj politike eshte orientuar nga politika fiskale qe kane reduktuar burimet e drejtperdrejta financiare te pushtetit vendore dhe kushtezimin gjithnje e me shume te politikave te tyre te shpenzimeve nga bujaria juaj bazuar mbi preferenca te qarta partiake.
Nuk ka si te shpejegohet ndryshe qe ne vitin 2010 ne raport me vitin 2005 pushteti vendore mbledh me pak rreth 30 te ardhura ne raport me PBB nga 1. 5 ne vitin 2005 ne 1.1 ne vitin 2011.
Pra vetem nga renie e te ardhurave nga reduktimi me ligj i burimeve te tyre fiskale buxheti i tyre eshte sot rreth 6 miliard leke me pak.
Kjo renie e burimeve te drejtperdrejta te te ardhurave te bashkive dhe komunave nuk eshte thjeshte per bashkite qe drejtohen nga socialistet dhe as thjeshte per ato qe drejtohen nga perfaqesues te maxhorances suaj por gati nga te gjitha prej tyre.
Pra nuk kane deshtuar disa bashki apo komuna per te mbledhur taksat por kane me pak burime te drejtperdrejta financiare gati te gjitha komunat dhe bashkite e vendit.
Reduktimi i burimeve te drejtperdreja te njesive te pushtetit vendore ka cenuar plotesimin e fuksioneve jetike per te cilat ata mandatohen me vote te drejtpedrejte nga votuesit e tyre.
Sa me pak burime te drejtperdrejta aq me pak shpenzime per komunitetet e tyre aq me shume varesi nga qeveria qendore.
Te iniciosh politika fiskale qe perkeqesojne autonomine financiare te pushtetit vendore pikerisht ne prag te zgjedhjeve vendore kjo eshte akoma me e rende per efektet negative qe krijon ne ambjentin politike dhe ne zgjedhjet e ardhshme.
Ja pse kur diskutojme per kete ligj nuk diskutojme thjeshte per shifra por diskutojme per krizen ne funksionimin demokratike te vendit tone ku cenimi i autonomise se pushtetit vendore dhe reduktimi i burimeve te tyre fiskale i shnderron keto zgjedhje nga perzgjedhje adminstratore vendore ne ballafaqime te mbingarkuara partiake.
Ja pse zgjedhjet vendore dominohen nga fushata e kryeministrit dhe ministrave dhe jo nga kandidatet per kryetare komune e bashkie.
Jo vetem ky ligj nuk duhet miratuar por duhet thelluar reforma qe rritin autoritetin dhe efikasitetin e njesive vendore.