Sako: Shkollat e Durrësit gati për nisjen e vitit të ri shkollor

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Shkollat e qytetit të Durrësit janë gati për nisjen e vitit të ri shkollor.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, është shprehur në një publikim në rrjetet sociale se, përveç shkollave të reja me standarde europiane që janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, është punuar që edhe shkollat dhe kopshtet ekzistuese të kenë kushtet më të mira për mësimdhënien.
“Kemi kryer riparime të ambienteve, lyerje, dezinfektime dhe mirëmbajtje të plotë si dhe pajisje me bazë materiale për mësimdhënie cilësore”, deklaroi kryebashkiakja e Durrësit.
Në pamjet e publikuara prej saj online, vihen re punimet e fundit për vijëzimin dhe vendosjen e sinjalistikave të tjera rrugore për të pasur sigurinë e nevojshme pranë shkollave dhe për të garantuar mbrojtjen e nxënësve në rrugë.
“Shkollat e Durrësit janë gati të presin nxënësit me kushte bashkëkohore”, tha Sako.
/a.f//r.e/