Salamworld- rrjet social për myslimanët

Salamworld thotë se kur të nis së funksionuari në internet në muajin gusht, nuk do të jetë si Facebook apo rrjetet tjera sociale, sepse përmbajtjen do ta ketë “Hallall”- në përputhje me parimet islamike.
Salamworld po ashtu planifikon që të ofrojë përmbajtje islamike për përdoruesit e tij - përfshirë një bibliotekë islamike, predikimet nga shkollarët islamikë dhe video-lojërat e krijuara nga “myslimanët për myslimanët”.
Me zyrën e parë në Qendrën Kulturore Islamike të Moskës në Kajro dhe selinë e re në Stamboll, Salamworld thotë se synon të tërheqë 30 milionë myslimanë brenda tri viteve.
Por, disa myslimanë shprehin shqetësimin për lidhjet e dukshme të Salamworld me Moskën dhe qeveritë e Republikave tjera sovjetike.
Ata po ashtu duan të dinë identitetin e atyre që kanë ofruar një kapital prej 50 milionë dollarësh kompanisë, për të filluar punën- që mbeten ende të paidentifikuar, edhe pse kompania është zotuar se do të publikojë emrat e atyre që thotë se janë “biznesmenë privatë në Kazakistan”.
Nuri Uali kryeson ueb faqen për afganët jashtë shtetit "Afghan German Online". Ai thotë se afganët kanë trashëguar një mosbesim ndaj çfarëdo projekti që lidhet me Moskën e pretendon të jetë islamik.