Matri ëndërron Scudetton

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri ka refuzuar të dorëzohet në garë për titull të kampionit në Itali edhe pse skuadra e tij ka humbur pozitën e parë në renditje dhe aktualisht gjendet dy pikë prapa Milanit.
“Sigurisht se ndjejmë një formë dëshpërimi pas barazimeve në dy ndeshjet e fundit me Chievon dhe Bolognan. Por, kemi vetëm dy pikë më pak se Milan dhe ende është gjithçka e hapur. Nuk pajtohem me pozitën e dytë dhe vazhdoj të ëndërroj Scudetton”, deklaroi Matri.
Juventus është mysafir i Genoas të dielën kurse Milan pret Leccen.