E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakët po votojnë për parlamentin e ri

Në Sllovaki po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, në të cilat 26 parti kandidojnë për vende në legjislaturën sllovake.

Tri nga katër partitë e koalicionit rrezikojnë të dështojnë arritjen e 5 për qind të votave, të nevojshme për ulëset në parlament.

Zgjedhjet vijnë pas një raporti që ka rrjedhur nga shërbimi shtetëror i inteligjencës, i cili flet për ryshfete të mëdha, të paguara për marrëveshje të privatizimit dhe kontrata të tenderëve.

Akuzat rrjedhin nga periudha 2005-06, kur Mikulas Jurinda ishte kryeministër.

Jurinda tani është ministër i Jashtëm, ndërsa partia e tij, Unioni Demokratik dhe i Krishterë, është pjesë e koalicionit qeverisës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›