Saldana në lidhje me Marco Peregon?

Aktorja Zoe Saldana raportohet se ka filluar të dalë me një mashkull tjetër i cili besohet të jetë artisti italian Marco Perego.
Ylli i filmit “Star Trek Into Darkness”, është parë këto ditë duke u argëtuar me Perego në një aheng privat në Los Angeles, ndërsa sipas një burimi dhënë “New York Post”, çifti dukej shumë i lumtur.
“Ata dukeshin shumë të afërt ndërsa në fund të ahengut kanë shkëmbyer edhe puthje”, shkruan “New York Post”.
34-vjeçarja e cila vitin e kaluar u nda nga aktori Bradley Cooper, së fundmi pati deklaruar se kurrë më nuk do të takohet me yje të Hollywood-it, ndërsa i dashuri i saj i ri besohet se e urren pa masë aktorin Johnny Depp./Indeksonline/