Ngjarje e rëndë në Kanë, vidhen bizhuteritë e yjeve

Në festivalin e filmit në Kanë vidhen bizhuteri dhe ora të yjeve, të firmës zvicerane, Chopard, të cilat kapnin vlerën e më shumë se një milion dollarë.
Bizhuteritë ishin vendosur në një dhomë hoteli nga ku dhe janë vjedhur mbrëmjen e kaluar. Banditët kishin arritur të hynin në dhomën e hotelin, duke hapur kasafortën dhe më vonë janë larguar me sendet e çmuara.
Ngjarja është e përmasave të tilla, sa mund të jetë e denjë për një skenar filmi në Hollywood, edhe pse shpesh realiteti është më i arrirë.
Këto argjendari ishin të destinuara për të nderuar divat që do sfilonin në tapetin e kuq.
Një grabitje e paimagjinueshme edhe për shkak të nivelit të sigurisë dhe bizhuterive të vjedhura, çka ka bërë që policia të thellohet në hetime intensive./Indeksonline/