E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia parandalon vrasjen e Edi Ramës, 3 në pranga

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët po përgatiteshin të qëllonin kryetarin e PS-së Edi Rama në manifestimin homazh të opozitës në 28 janar.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë e mundur parandalimi i vrasjes së kreut të opozitës Edi Rama duke arrestuar edhe 3 personat të cilët po tentonin të kryenin këtë akt kriminal.

Burime nga policia e kryeqytetin bëjnë me dije se si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal, dhe u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Luan Rami, 37 vjeç, Fatos Rami, 29 vjeç dhe Afrim Kica, 33 vjeç, të tre lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë.
 

Sipas policisë ndalimi i shtetasve të mësipërm është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje.

Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›