Saleo Stojani Jam hajdut por jo vrases

TIRAN - Jam hajdut prej 10 vitesh por jo vrases. Me keto fjale eshte justifikuar superhajduti Saleo Stojani para Gjykates per Krime te Renda gjate seances se mases se sigurise per akuzen e vrasjes se nje oficeri policie.
Une qe ne moshen 8-vjecare kam filluar te vjedh por ne asnje rast nuk kam bere vrasje. Kam vjedhur banesa e dyqane te ndryshme ku edhe me kane zene e rrahur njerezit por asnjehere nuk kam lenduar njeri fizikisht. Keshtu qe edhe diten e vrasjes se policit une kam qene ne Vlore me Jetnor Nakoleci dhe 17-vjecarin E. Z. por kur Jetnori ka vrare policin isha duke vjedhur nje dyqan dhe nuk isha i pranishem.
Vrasjen e kam mesuar ne banesen e gjyshes se Jetnorit. Aty kam shkuar pas vjedhjes se dyqanit ne Vlore - u shpreh nder te tjera Saleo Stojani duke i kerkuar gjyqtares Etleva Deda lirimin nga qelia.
Por keto pretendime i kundershtoi prokurori i ceshtjes Xhevat Hana i cili kerkoi qe 18-vjecari Stojani te izolohet ne qeli me masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Ai dyshohet se ka konsumuar vepren penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ndaj nenkomisarit Roland Likaj.
Por gjyqtarja Deda pasi degjoi pretendimet e paleve vendosi izolimin ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve per te dyshuarin Saleo Stojani. Po kjo gjyqtare me 1 prill 2011 me kerkese te prokurorise izoloi ne burg nen masen e sigurise arrest me burg edhe dy bashkepunetoret e superhajdutit 17-vjecarin E.Z. dhe autorin e kesaj vrasje Jetnor Nakoleci.