Komisioni hetimor per Kuvendin perplasja mes Braces dhe Palokes

TIRAN- Komisioni Hetimor per veprimtarine e organeve drejtuese te Kuvendit zhvilloi mbledhjen e pare dhe diskutoi per planin e punes qe do te ndjeke. Ne mbledhjen e pare Komisioni drejtuar nga kryetari Erjon Brace zgjodhi deputeten Paulina Hoti si sekretare te tij.
Por kjo ishte e vetmja pike ku ne Komision kishte konsensus. Me tu lexuar plani i punes deputetet e mazhorances kerkuan ngushtimin e fokusit te hetimit pasi sipas tyre koha e mbetur ne dispozicion dhe periudha e fushates e ben te pamundur plotesimin e plote te planit te punes.
Nje tjeter pretendim i demokrateve lidhej edhe qellimin e ngritjes se Komisionit Hetimor. Deputeti Edi Paloka shprehu dyshime per qellimet e ketij komisioni duke pretenduar se opozita kerkoj te beje thjesht nje loje politike.
Neni 11 thote mbledhja e komisionit thirret nga kryetari jo me vone se tre dite nga data e marrjes se vendimit. Ne jemi kater jave me vonese. Qe ketu jemi ne shkelje. Sinqerisht nuk e di se cfare qellimi politik keni por edhe mua me duket sikur gjithcka eshte pergatitur qe te mos arrihet asnje konkluzion ose ju doni qe ne ta kundershtojme dhe te dilni te na thoni nuk na lejojne. Me kete plan nuk shkojme askund- tha Paloka.
Por i menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te Komisionit Erjon Brace sipas te cilit qellimi i ngritjes se ketij komisioni ka per objekt vetem hetimin e funksionimit te veprimtarise se organeve drejtuese te Kuvendit dhe jo hetimin e personave te vecante.
Ky komision nuk ka per qellim qe te hetoje individet per pune e tyre. Ky komision nuk ka qellim personal. Ky komision ka vetem nje qellim propozimin e ndryshimeve organizative dhe legjislative me qellim te rregullimit te mangesive te konstatuara jo vetem nga ne por edhe nga raportet e nderkombetareve ne respekt te punes.
Per sa kohe nje ceshtje do te hetoje menyrat se si funksionojne organet drejtuese jane detajuar disa nenceshtje. Nuk ka ndermend njeri qe te kontrolloje cdo lloj blerje apo prokurim qe ka bere Kuvendi- theksoi Brace.
Per kryetarin e komisionit hetimor synimi eshte edhe hetimi i funksionimit te sistemit te votimit elektronik ne te cilin dyshohet se ka abuzime financiare. Administrata e Kuvendit i ka marre gjurmet e gishtave te gjithe deputeteve duke i thene se sistemi i votimit do te aktivizohet vetem permes gjurmes se gishtit.
Por kjo gje nuk ka ndodhur asnje here dhe sistemi aktivizohet vetem me karte. Komisioni do te hetoje edhe proceduren e perdorur ne miratimin e anetareve te institucioneve kushtetuese.
Brace Nuk kemi kushte per Komisionin Hetimor
Kryetari i Komisionit Hetimor Erjon Brace akuzoi administraten e Kuvendit per mungese vullneti per ti vene ne dispozicion zyrat dhe instrumentet e tjere ndihmes per veprimtarine e tij.
Nje dite pasi Kuvendi ka marre vendimin te tij per ngritjen e komisioni une i jam drejtuar kryetares dhe Sekretarit te Pergjithshem ku i kam kerkuar ambientet. Natyrisht qe skam marre pergjigje per kete kerkese. Nje jave me pas Kuvendi ka bere nje votim per kryetar dhe nenkryetar dhe ne date 1 prill kam bere nje shkrese tjeter duke cituar shkresen e pare dhe detyrimet e komisionit.
Pasdite kam marre nje njoftim me shkrim dhe shkresa mban daten 1.4 2011 duke me thene se te gjitha keto jane siguruar por pa me thene se cilet jane ekspertet tha Brace.
Sipas tij ambienti i vetem qe i eshte vene ne dispozicion Komisionit eshte vetem nje zyre e cila nuk lejon zhvillimin e mbledhjeve. Menjehere pas kesaj reagoi administrat e Kuvendit duke thene Komisionit Hetimor i jane vene ne dispozicion menjehere ambientet e mbledhjeve dhe te punes si edhe stafi i sherbimit juridik dhe Sekretaria administrative.
Debati
Fatos BejaKomisioni do te deshtoje nese nuk e kufizoni objektin. Nuk diskutohet e drejta e cdo deputeti per te ngritur komision per te pare cdo gje dhe per te mos e ngushtuar hapesiren. Per aq kohe me kete qe eshte bere eshte e pamundur ta realizojme dot. Ne nga momenti qe e miratuam ne Kuvend nuk kemi asnje lloj frike por komisioni do te deshtoje nese svini dore ne ato qe ju interesojne. shte mire qe komisioni te vijoje ne perputhje me ligjin. Te fokusohemi ne ato gjera qe grupi i deputeteve te cilet kane firmosur mendojne se jane me te rendesishme. shte e pamundur per buxhetet sipas zerave.
Edi Paloka Neni 11 thote mbledhja e komisionit thirret nga kryetari jo me vone se tre dite nga data e marrjes se vendimit. Ne jemi kater jave me vonese. Qe ketu jemi ne shkelje. Sinqerisht nuk e di se cfare qellimi politik keni por edhe mua me duket sikur gjithcka eshte pergatitur qe te mos arrihet asnje konkluzion ose ju doni qe ne ta kundershtojme dhe te dilni te na thoni nuk na lejojne. Me kete plan nuk shkojme askund. Jemi ne fushate dhe e dini se sa kohe kemi. Realisht me kete plan hetimor skemi gje ne terezi.
Jemin Gjana Ajo qe jemi duke thene eshte qe per hetimin e pages te cdo muaji 140 deputete shumezojeni edhe imagjinojeni.
Erjon Brace Ky komision nuk ka per qellim qe te hetoje individet per pune e tyre. Ky komision nuk ka qellim personal. Ky komision ka vetem nje qellim propozimin e ndryshimeve organizative dhe legjislative me qellim te rregullimit te mangesive te konstatuara jo vetem nga ne por edhe nga raportet e nderkombetareve ne respekt te punes. Per sa kohe nje ceshtje do te hetoje menyrat se si funksionojne organet drejtuese jane detajuar disa nenceshtje. Nuk ka ndermend njeri qe te kontrolloje cdo lloj blerje apo prokurim qe ka bere Kuvendi. Se treti kemi kerkuar te hetojme funksionimin e sistemit te votimit. Na jane marre gjurmet e gishtave ne fillim te ketij sistemi qe kishte synim te vendoste integritetin e ketij sistemi. Problemi eshte qe ky sistem nuk funksionon ne menyre te tille dhe ka raste evidente te evidentuara edhe nga institucione nderkombetareve qe sistemi eshte pa integritet qe deputetet votojne per njeri tjetrin dhe komprometojne rende kuorumet .
Damian Gjiknuri Te marrim te gjithe informacionin. Te mos humbim kohe se cdo deputet ka te drejte qe te kerkoje informacion se jemi te gjithe te barabarte. Ju lutem kryetar te operohet qe tani me marrjen e informacionit.
Opozita akuza Bashes per cenim privatesie
Opozita akuzoi ne seance plenare kandidatin per Bashkine e Tiranes se ka cenuar privatesine e te dhenave te qytetareve duke shfrytezuar postin e tij si minister. Deputeti Alfred Dalipi solli disa raste per te ilustruar kete akuze. Basha ka futur dore ne privatesine e qytetareve shqiptare.
Te dhenat e shqiptareve jane ne dore te privateve. Jemi i vetmi vend ku te dhenat e individeve menaxhohen nga kompanite private- theksoi deputeti i PS-se Alfred Dalipi. Sipas tij kandidati per bashkine e kryeqytetit i ka derguar nje mesazh urimi ditelindjeje nje qytetari dhe i ka kerkuar qe te votoje per PD-ne.
Dy dite me pare ish-ministri i brendshem Lulzim Basha i ka shkruar mesazh urimi nje djali me emrin Erind i cili per rastesi ka perfunduar shkollen e larte jashte Shqiperise dhe i eshte refuzuar te punoje ne administraten shqiptare. Ku e gjeti Basha numrin e tij te telefonit. Ku e gjeti Basha ditelindjen e tij u shpreh Dalipi.
Mazhoranca reagoi nepermjet nenkryetarit te parlamentit Ardian Turku Nuk besoj qe nje mesazh ne telefon zevendeson te dhenat qe shperndahu bashkia per adresat.