E Diel, 1 Nëntor 2026

Saleo Stojani, personazh i njohur i botës së krimit

Tashmë hajdutët e vegjël që policia nuk mund t`i arrestonte për shkak të moshës, janë kthyer në vrasës. Të paktën sipas akuzës që policia dhe Prokuroria kanë hedhur ndaj një 18 vjeçari, ky konkluzion është mëse i vlefshëm. Fjala është për Saleo Stojanin, një personazh mjaft i njohur i botës së krimit, por që e ka nisur aktivitetin e tij me vjedhje në autobuzë, në xhepa në banesa në makina, se fundi rezulton se ai është pjesëtar në vrasjen e inspektorit të policisë së Vlorës Roland Lika. Së bashku edhe me dy persona të tjerë, një 25 vjecar si dhe një 17 vjecar, akuzohen se në18 tetor të 2010-tës kanë vrarë në krye të detyrës punonjësin e policisë Roland Likën.

Ky është Saleo Stojani kur ishte 13 vjec. Është momenti ku ne gazetarët e kemi marrë në intervistë dhe ai ka treguar në vetën e parë të gjithë aktivitetin e tij si pjesëtar i grupeve të vogla që kryenin vjedhje në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë. Sot ky person është pjesë e akuzës së vrasjes së punonjësit të policisë.

Nëse do të shohim dosjen e tij kriminale, jo vetëm në Tiranë por edhe ne Durrës, në Korcë si dhe ne Vlorë, emri i Saleo Stojanit është i regjistruar si autor i një sërë vjedhjesh. Pasi ka kryer dënimin e dhënë nga Gjykata për vjedhje kur ka mbushur moshën 14 vjec, tashmë Saleo Stojani do të përballet edhe më një akuzë mjaft të rendë, sic është ajo e vrasjes, e kur tashmë dosja dhe emri i tij ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›