FER-i i bashkohet lëvizjes “Vetëvendosje”
Partia Fryma e Re zyrtarisht do t`i bashkohet Lëvizjes “Vetëvendosje”. Ndërkaq bëhet e ditur se këtë vendim do ta bëjnë publik udhëheqësit e dy subjekteve politike ai i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, dhe Shpend Ahmeti nga FER.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka dërguar një njoftim për shtyp me anë të së cilit do të mbahet një konferencë në orën 13 :15, lidhur me zhvillimet brenda kësaj lëvizjeje. Të hënën, dy ish themeluesit e partisë FER, Qendrim Gashi dhe Ilir Deda, u larguan nga partia me arsyetimin se në këtë subjekt politik, po mbretëronte një pasivitet pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.