E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha: Ergys Kaçe, viktimë e albonofobisë

Jehona e Ergys Kaçes me bluzë të UÇK-së ka marrë dhenë. Pikërisht për këtë ka folur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në profilin e tij në facebook thuhet se si nazistët grekë kërkojnë të përfitojnë nga kjo ngjarje...Për më shumë ja komenti i Berishës në fb:

Te dashur miq, prej disa javesh viktima e fundit e albanofobise eshte bere futbollisti i talentuar shqiptar qe luan ne ekipin e klubit PAOK te Selanikut dhe ne kombetaren tone, 20 vjeçari Ergys Kaçe.

Shkak i stuhise raciste mesjetare kunder yllit te futbollit eshte bere postimi prej tij ne Facebook i nje fotoje personale, ne te cilen ai ka dale me nje bluze ku shkruhet UÇK. Kete beteje e nisen nazistet grek, dhe dihet se rracizmi eshte ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues te klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndeshkojne me nje standart mesjetar futbollistin.

Ne rast se vendimi i tyre eshte rezultat i trysnise se nazisteve kjo eshte nje fatkeqesi jo vetem per kete klub me emer, por edhe per qytetin e hapur te Selanikut. Ne rast se qendrimi i tyre ka ne baze urrejtjen per UÇK-ne, atehere eksponentet e Agimit te Arte duhen konsideruar me te civilizuar pasi se paku jane te hapur. Nje bluze e UÇK-se nuk eshte dhe nuk mund te jete kercenim per asnjeri. Shqiperia dhe Kosova jane te percaktuar qarte per respektim te plote te kufinjeve egzistues, por per çdo shqiptar ajo perfaqeson djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, qe me sakrificen e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve te pushtuar, lirine dhe dinjitetin e munguar dhe bene edhe Ballkanin me te lire, me te drejte! sb 

(ed.il/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›