E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha, Kaçes: O sa mirë me qenë shqiptar

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka mbështetur futbollistin e ri shqiptar, Ergys Kaçen në lidhje me akuzat e fundit greke.

Kaçe u bë temë e javëve të fundit në mediat greke dhe shqiptare pas publikimit të një fotoje me mbishkrimin e UÇK-së, pas së cilës skuadra e Paokut vendosi masa disiplinore ndaj tij.

Berisha shkroi në Facebook për këtë rast duke i quajtuar grekët albanofobë."

O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR!

Per albanofobet, nje bluze e kuqe me germat e UÇK-se, me keq sesa foto e Hitlerit.


Te dashur miq, prej disa javesh viktima e fundit e albanofobise eshte bere futbollisti i talentuar shqiptar qe luan ne ekipin e klubit PAOK te Selanikut dhe ne kombetaren tone, 20 vjeçari Ergys Kaçe.


Shkak i stuhise raciste mesjetare kunder yllit te futbollit eshte bere postimi prej tij ne Facebook i nje fotoje personale, ne te cilen ai ka dale me nje bluze te kuqe ku shkruhet UÇK. Kete beteje e nisen nazistet grek, dhe dihet se rracizmi eshte ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues te klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndeshkojne me nje standart mesjetar futbollistin.


Ne rast se vendimi i tyre eshte rezultat i trysnise se nazisteve kjo eshte nje fatkeqesi jo vetem per per kete klub me emer, por edhe per qytetin e hapur te Selanikut. Ne rast se qendrimi i tyre ka ne baze urrejtjen per UÇK-ne, atehere eksponentet e Agimit te Arte duhen konsideruar me te civilizuar pasi se paku jane te hapur. Nje bluze e UÇK-se nuk eshte dhe nuk mund te jete kercenim per asnjeri. Shqiperia dhe Kosova jane te percaktuar qarte per respektim te plote te kufinjeve egzistues, por per çdo shqiptar ajo perfaqeson djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, qe me sakrificen e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve te pushtuar, lirine dhe dinjitetin e munguar dhe bene edhe Ballkanin me te lire, me te drejte! sb"/Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›