E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha është i vdekur, duhet ta kallim

Share

Nga Erion Braçe

Sot në Kuvend Sali Berisha “vdiq”! “Vdiq” politikisht, “vdiq” demokratikisht, “vdiq” numerikisht! Ai nuk është më! Por, mban pushtetin!

Nëesoj si Mubarak, Gedafi, Ben Aliu apo si ky fashisti Al Asad!

… Njesoj si ata, iku nga sheshi ku po ndeshej me deputetët socialistë, hipi në tavolinen e tij, u fsheh pas rrojeve dhe kërcënoi:

E provuat në 21 janar. Dhe iku.

Duhet ta çojmë në fund, si ata që rrëzuan vëllezërit e tij në pushtet, duhet ti japim fundin që meriton një politikani që vret, vjedh e rrënon popullin dhe vendin e tij!

Sot Shqipëria e ka Parlamentin, por nuk ka Parlamentin demokratik!

Parlamenti demokratik, që ka në thelb lirinë, transparencën dhe votën e fshehtë, nuk është më, edhe një herë prej sot!

Parlamenti nuk voton më fshehtas gjykatësit më të lartë, kushtetues, penal apo civil! Parlamenti nuk voton më fshehtas prokurorin e Republikës, kur e emëron apo kur e shkarkon. Parlamenti nuk voton më fshehtas as anëtaret e KLD! Pra, drejtësia nuk është më!

Parlamenti nuk voton më fshehtas as Presidentin e Republikës, atë që është në krye të sistemit të drejtësisë me autoritetin për të emëruar e shkarkuar!

Sali Berisha është në krye të kësaj raprezalje ndaj demokracisë. Ai duhet luftuar me një fjalë, me shumë fjalë. Me vullnetin individual, por edhe me shumësinë e vullneteve që duan të rrojnë të lirë. Me një veprim, me një shumë veprimesh demokratike që do e godasin fortë dhe do e dëmtojnë rëndë dhe rrëzojnë. Vetëm një kusht ka: të bashkohemi. Të bëhemi bashkë me çdo parti, çdo organizatë, çdo grupim, me çdo shqiptar që është kundër Sali Berishës.

Të rikthejmë demokracinë. Pa të nuk ka kushte për të luftuar krizen në ekonomi, korrupsionin në shtet, padrejtësinë në gjykatë!

Kjo është beteja që na takon të bëjmë. Me vullnet, me zemër dhe vendosmëri! Kush është lodhur e është dorëzuar, le të bëjë mënjanë! Ne e mirëkuptojmë!

Një gjë duhet të jetë e qartë: shqiptarët duan një alternativë të pushtetit kriminal të Sali Berishës. Nuk duan një opozitë të përjetshme dhe një Sali Berishë po të tillë. Ne do tua japim alternativën. Tani. Me çdo çmim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›