E Diel, 1 Nëntor 2026

Sali Berisha, faktor i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

27-06-2013 / Gazeta 55

Ambasada e SHBA në Tiranë, deklaratë pas zgjedhjeve të 23 qershorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një deklarate të shpërndarë dje, përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë. “Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. “Ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet”- vijon deklarata. Ndërsa, ambasada e SHBA-ve falënderon kryeministrin Sali Berisha si faktor i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Falënderojmë Kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›