E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sali Berisha kërkon largimin e ambasadorit rus nga Shqipëria dhe anulimin e vizave për qytetarët rus

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për media nga jashtë ambienteve të Parlamentit pak pas fjalimit të mbajtur në seancën e posaçme plenare të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kërkuar largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë dhe tërheqjen e ambasadorit tonë nga Moska. Po ashtu, ish-kryeministri kërkoi anulimin urgjent të vizave për qytetarët rus që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri.

“Absurde ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës, përdhunues, pasi të kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të marrë veten.

Kjo ishte një fyerje e rëndë për shqiptarët. Cfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie. Kjo ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në historinë e tyre të gjatë ndaj edhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për cdo qytetar rusë që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë, dhe terheqjen e ambasadorit tonë nga Moska dhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhenieve”, tha Berisha para mediave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›