Konferenca e Donatorëve në Varshavë më 5 Maj, Shqipëria kontribuon për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në seancën e posaçme plenare fill pas fjalimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky.
Pasi ka ripërsëritur mbështetjen e vendit tonë ndaj Ukrainës në përmballjen me agresionin rus, Rama iu drejtua Zeleskyt duke i thënë se më 5 Maj Shqipëria do të jetë e pranishme në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japë kontributin e saj modest.
“Ne kemi besuar qysh në fillim, se nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kemi pasur nderin të jemi edhe bashkënismëtarë të disa qëndrimeve domethënëse kundër agresionit rus. Pasnesër, më 5 maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest.
Pasnesër, më 5 maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest”, deklaroi Kryeministri Rama.
/rtsh.al/