E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Mutu, humb Shqipërinë

Rumania ka humbur sulmuesin e saj më në formë, Adrian Mutu. Njeriu-gol i Kombëtares rumune dhe Fiorentinës do të jetë për tre javë jashtë fushave, cka do të thotë se do të humbasë edhe ndeshjen kundër Shqipërisë, më 21 nëntor. Lajmi është dhënë nga siti zyrtar i klubit italian. Ekzaniminimet nxorrën një dëmtim të gradës së parë në muskulin femoral. Sulmuesi rumun u dëmtua gjatë ndeshjes së humbur me Udinezen.
Trajneri i Rumanisë, Viktor Piturka bëri të ditur skuadrën e tij për dy ndeshjet e fundit kualifikuese Euro 2008, atë kundër Bullgarisë (jashtë, më 17 nëntor) dhe Shqipërisë, në shtëpi, katër ditë më pas. Rumania, e pathyeshme deri tani, është kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian dhe udhëheq Grupin G me 26 pikë, e ndjekur nga Holanda me 23 dhe Bullgaria me 19. Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 11 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›