Salihi: Tifozët mendojnë se mund t’ia dalim
“Që kur fituam kundër Bjellorusisë, të gjithë në Shqipëri mendojnë se mund t’ia dalim mbanë që të shkojmë në Europian,” thotë lojtari golashënues i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi. Është pikërisht goli i tij që rriti euforinë pas fitores së 26 marsit 1-0 në Tiranë. “Ishte një ndjesi e shkëlqyer të merrje tre pikët në një ndeshje që duhej fituar. Gjithashtu më mbushi mua me krenari pasi shënova golin vendimtar. Ishte një plus i madh për vetëbesimin tonë, duke parë edhe ndeshjet e radhës,” tregon lojtari i Rapidit tyë Vjenës, për fitoren jetësore për kuqezinjtë, që tani renditen në vendin e 50-të të ranklistës së FIFA-s.
Aktualisht në vendin e tretë në një grup të ngjeshur, sikundër Grupi D eliminator për Euro 2012, kuqezinjtë kanë 8 pikë nga pesë ndeshje, çka i mban ata përpara Bosnjes dhe Rumanisë.
“E dija se do të ishte një grup vërtet i luftuar. Aty janë tre apo katër skuadra që kanë mundësi të kalojnë,” thotë Salihi, përpara se të deklarojë plot shpresë se mkund të jetë pjesëmarrja e parë në skenën më të lartë europiane që kur mori pjesë në eliminatoret për Spanjë 1964. “Po të shohësh grupin, vetëm Franca është e sigurt se do të kualifikohet. Nëse ne do t’ia dilnim mbanë, i gjithë vendi do të festonte”.
Hapi i radhës për rrugën drejt finaleve të Polonisë dhe Ukrainës për trajnerin Josip Kuzhe, është përplasja me boshnjakët në korrik. “Bosnja do të jetë e vështirë,” thotë Salihi, golat e të cilit në fitoret 1-0 ndaj Luksemburgut dhe Bjellorusisë i dhanë skuadrës kuqezi 6 pikë jetësore. “Sidoqoftë, fitorja ndaj Bjellorusisë na ka dhënë shumë vetëbesim, që do të na duhet shumë kur të luajmë me Bosnjën, që ka individualitete shumë të forta. Kur Oto Bariç ishte trajner i Shqipërisë, ai gjithmonë më krahasonte mua me Gerd Mylerin në media. Që këndej erdhi edhe nofka “Bomberi,” sqaron 27-vjeçari, që ka shënuar shumë gola që kur e ka nisur karrierën e tij me Vllazninë në moshën 18-vjeçare.
Pas një qëndrimi të shkurtër në Greqi, ai u rikthye në shtëpi due në sezonin 2005/06 shënoi 29 gola për Tiranën, çka e shndërroi në kryegolashënuesin e Kategorisë Superiore dhe e dërgoi në klubin austriak të Riedit. “Bomberi” e shpagoi investimin e tyre me 32 gola nga janari 2007 deri në qershor të vitit 2009, dhe kaloi te Rapid Vjena, ku tani lufton për titullin e kryegolashënuesit të Austrisë. Ndonëse shënon rregullisht, sulmuesi shqiptar nuk ka ndërmend të kalojë në eufori. “Kudo që kam luajtur, gjithnjë kam punuar fort me skuaddrën. Një sulmues nuk ka ç’të bëjë i vetëm”. Salihi ka shënuar 17 herë në 32 ndeshje për Rapidin këtë sezon, duke bërë një punjë vërtet të madhe për vendin e pestë të skuadrës dhe shpresat për në Kupat e Europës. “Skuadra po bën një punë të mirë dhe unë jam duke luajtur rolin tim,” thotë lojtari. “Ne ishim në fazën me grupe të Europa Ligës, shkuam në gjysmëfinale të Kupës së Austrisë dhe nuk jemi shumë larg skuadrave që udhëhequn në ligë. Çdokush po luan mirë dhe ne jemi në rrugën e duhur.” Vetëm 7 pikë e ndajnë Rapidin nga udhëheqësit e Shturm Gracit dhe skuadra është 5 pikë poshtë vendin që e çon në eliminatoret e Europa Ligës, vend që mbahet nga rivalët e qytetit, Austria e Vjenës. “Shokët e mi të skuadrës dhe unë shohim gjithnjë përpara,” përfundon sulmuesi deklaratën e tij.