Ventola: Ujkani më ka befasuar
Ish-sulmuesi i Novarës, që ka luajtur edhe me Interin, ka shprehur admirimin e tij për vushtriasin e portës kuqezi. “Nga portieri jam me të vërtetë i befasuar dhe unë kam parë shumë të tillë, pasi kam luajtur në shumë skuadra. Nuk do ta lija të më ikte nga ekipi sepse e ka të ardhmen përpara dhe është me të vërtetë i zoti. E kam parë të bëjë shumë pak gabime në dy vite, por edhe nëse ka bërë ndonjë, ai ka pjekurinë e duhur që ta lërë gjithçka pas shpine dhe të shohë përpara. E kam parë të bëj pritje të pabesueshme dhe është vetëm 22 vjeç. Po të isha si Palermo, do ta mbaja fort dhe do ta fusja në ekipin e parë menjëherë sepse është gati.”