E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëngjini dhe Laçi pas 21 vitesh i japin votën të majtës

Nuk arriti të fitonte Federatën e Futbollit, por ama ia doli të merrte komunën e Shëngjinit. Ish- futbollisti Salvador Kaçaj ka bërë që për herë të parë në Shëngjin të fitonte koalicioni i majtë. Në komunën e Shëngjinit, i cili që nga viti 1990 ka qenë në duart e demokratëve dhe ishte etiketuar si bastion i PD-së, ish-futbollisti i kombëtares ia ka ndryshuar “ngjyrën” duke u kthyer në rozë. Salvador Kaçaj ka garuar në këtë komunë nën siglën e PDK-së koalicon i së majtës, duke fituar përballë rivalit të tij Zef Gjoka përfaqësues i PD-së. Kaçi ka fituar me një diferencë të madhe me kandidatin demokrat me 2330 vota, kundrejt Zef Gjokës që ka marrë 1847 vota. Në komunën Shënkollë kandidati i PD-së, Fran Frroka, arrin të fitojë mandatin e tretë, ndaj rivalit socialist Bardhok Prenga, me një diferencë shumë të madhe, prej 1278 votash, ku Frrokaj ka marrë 3192 vota dhe Prenga ka marrë 1914 vota.

Laç: PS-ja merr 11 këshilltarë në këshillin bashkiak

Pas 21 vitesh, fiton kandidati i Partisë Socialiste, Artur Bardhi, mandatin për të qeverisur bashkinë e këtij qyteti. Një fitore e cila është komentuar gjatë, pasi ky qytet njihej edhe si bastion i PD-së, ku që nga viti 1990 i ka besuar kandidatëve të djathtë të qeverisjen e pushtetit vendor. Artur Bardhi u shpall fitues në 22 qendrat e votimit me diferencë votash, madje edhe në lagjet që njiheshin si bastione të Partisë Demokratike. Pas shpalljes së rezultatit të KZAZ-së së Kurbinit, kryetari i ri i Bashkisë së Laçit është shprehur: “E prisja një fitore të tillë dhe nuk kisha asnjë dyshim, pasi banorët gjatë takimit ishin të pakënaqur nga drejtuesit e bashkisë. Mund të them se ishin lodhur me ata njerëz të cilët e kishin kthyer bashkinë në një monopol. Nuk do i zhgënjej votuesit, të majtë apo të djathtë qofshin. Votëbesimin që banorët më dhanë do ta përdor për të ndërtuar një qytet europian, që do jetë i preferuar nga të gjithë. Mund t’ju them edhe një gjë tjetër, që për herë të parë Partia Socialiste ka marrë mbi 11 këshilltarë, ku më parë maksimumi i saj ka marrë tre vota”.

Komuna Kthellë fiton LZHK, Orosh PD në garë me LZHK-në

Kryeson përfaqësuesi i PD-së Aleksandër Lalaj me 743 vota, ndërkohë që në vend të dytë renditet kandidati i LZHK-së Luigj Lleshaj me 410 vota, duke lënë pas përfaqësuesin e PS-së i cili është një nga përfaqësuesit e të përndjekurve politik, Kol Gjomarkaj, me vetëm 311 vota. Përfaqësuesi i PD-së, është aktualisht kryetar i kësaj komune. Ndryshe nga komunat e tjera, kjo komunë përfaqësohet edhe nga LZHK-ja, me zotin Luigj Lleshaj, i cili vjen me statusin si ish-kryetar i shumë viteve më parë në këtë komunë. Deri në orët e vona ishin numëruar 10 nga 30 kuti. Interesante fitorja e LZHK-së në Kthellë të Rrethit Mirditë, ku Prend Lekgegaj ka arritur të fitojë me 493 vota ndaj kandidatit të PD-së Astri Dedaj me 431vota.

Qarku Lezhë

Bashkia Shëngjin

PD Zef Gjoka 1847 vota

PS Salvador Kaçaj 2330 vota

9 /9

Bashkia Mamurras

PD Ilir Pjetraj 290

PS Ded Ndreca 279

4/4

Komuna Kthellë

PD Astri Dedaj 431

LZHK Prend Lekgegaj 493

36/36

Qarku Dibër

Bashkia Klos-Mat

PD Ramazan Mjeshtri 2658

PS Mexhit Sina 1948

30/30

Komuna Kala e Dodës

PD Zyber Lita 538

PS Bajram Hallimari 701

8/16

Komuna Lurë

PD Llesh Doçi 197

I pavarur Hakik Gjokola 305

8/24

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›