ULEN PENSIONETQeveria ndryshon ligjin per ushtaraket
PENSIONET NDAHEN ME KESTE/ Qeveria zvogelon perfitimet nga statusi i ushtarakut. Gazeta zbardh ndryshimet ne ligjin per pensionet e ushtarakeve te miratuara dje nga qeveria. Zvogelohet paga referuese mbi te cilen do te llogaritet pensioni dhe perfitimet e parakohshme. Ulet nga 2 per qind ne 1.5 per qind e pages perfitimi per vitet shtese ne rastin e pensionit te parakohshem. Te gjithe ata qe pas rillogaritjeve do te duhet te marrin kompensim te ardhurash do ti ndahen ne keste. Ndryshon edhe kontributi per forcat qe jane aktualisht ne pune. Nga 1 janari do te paguajne nga 2 per qind 5 per qind te pages per te perfituar nga statusi. Tabela e te gjitha ndryshimeve dhe korrigjimi i nenit qe hodhi poshte Kushtetuesja.
Me pak fjale qeveria dje vendosi te shpenzoje me pak para per ushtaraket qe aktualisht perfitojne nga statusi dhe te marre me shume para nga ushtaraket te cilet jane aktualisht ne detyre. Nga ana tjeter ndryshimet ne ligj zgjidhin edhe nenet qe hodhi poshte Gjykata Kushtetuese duke hequr tavanet e perfitimit. Ne draftin e miratuar dje nga qeveria eshte parashikuar edhe menyra e llogaritjes se pages referuese. Kjo e fundit ndryshe nga me pare do te llogaritet e zhveshur nga tatimet dhe kontributet.
Paga referuese Ne ligjin e vjeter ate te vitit 2009 paga referuese nuk ishte e percaktuar nese do te ishte bruto apo neto. Pra per llogaritjen e perfitimeve te nje ushtaraku do te merrej mesatarja e pagave referuese pa percaktuar se paga do te ishte bruto apo duke i hequr tatimet dhe kontributet. Dje qeveria vendosi ta zhveshe nga te gjitha detyrimet. Sipasndryshimit paga referuese neto eshte paga qe rezulton pas zbritjes nga paga referuese te kontributit te detyrueshem te sigurimit shoqeror dhe shendetesor plus tatimin mbi te ardhurat personale plus kontributin suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga. E thene ndryshe paga referuese duhet te zbritet me 11.7 per qind qe eshte kontributi i sigurimeve me 10 per qind qe eshte tatimi mbi fitimin dhe me 5 per qind qe eshte sigurimi i ri suplementar. Nga ky ndryshim preken te gjithe ata ushtarake qe kane kerkuar rillogaritje te pensioneve dhe te gjithe ata qe do te dalin ne lirim pas miratimit te ligjit.
Kontributet
Te gjitha forcat e angazhuara te shtetit pra te gjithe te punesuarit me uniforme per te perfituar nga statusi qe i jep ligji duhet te paguajne nje kontribut suplementar. Deri tani ky kontribut per ata qe jane ne pune ishte 2 per qind e pages. Ne ligjin e ri parashikohet qe ky kontribut te behet 5 per qind e pages. Behet fjale per sigurimin shtese atij qe paguhet per te marre pension. Ky veprim pritet te preke te gjitha forcat e armatosura policet SHISH etj. uniforma qe jane aktualisht ne pune. Ne fakt skema e perfitimeve nga statusi i ushtarakut sillte nje deficit prej se paku 29 milione dollaresh ne ISSH. Ky deficit mbulohej nga buxheti i shtetit pra nga taksat e qytetareve. Rritja me 150 pra nga 2 ne 5 per qind e kontributeve shtese pritet te sjelle nje ulje te ketij deficiti. Sidoqofte ky ndryshim pritet te zbatohet per forcat e armatosura nga data 1 janar 2011.
Shtesa per vjetersi
Pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 50 per qind e pages mesatare referuese mujore. Per cdo vit tjeter te vjetersise ne sherbim sipas percaktimit masa e pensionit shtohet me 2 per qind te pages mesatare referuese. Keshtu thuhej ne ligjin e vitit 2009. Pra per te gjithe ata ushtarake qe kishin me shume se 15 vite ne sherbim per cdo vit shtese kur merrnin pension te parakohshem do te perfitonin edhe 2 per qind te pages. Kjo bente qe nje oficer qe kishte 30 vite pune dhe dilte ne lirim te merrte 50 per qind te pages per 15 vitet e para dhe 30 per qind per 15 vitet e tjera derisa te mbushte moshen e pensionit. Pra 80 per qind te pages me shume se te gjithe te punesuarit e tjere ne Republiken e Shqiperise. Sipas ligjit te miratuar dje perfitimi behet 1.5 per qind. Me kete veprim qeveria ka kursyer 25 per qind fondin per pensionet e parakohshme per ata qe kane me shume se 15 vite ne pune. Nga ana tjeter ky veprim sjell direkt uljen e perfitimeve per pensionistet e kesaj kategorie.
Korrigjimi i Kushtetueses
Ndryshimi tjeter ne ligj eshte ai i nenit 14 te hedhur poshte nga Kushtetuesja. Qeveria ka vendosur qe te heqe kufizimin e siperm per perfitimet nga statusi i ushtarakut. Ne ligjin e vitit 2009 parashikohej qe perfitimi te mos ishte me shume se dy pensione. Ndersa per personat qe kishin paguar kontribute suplementare jo me shume se dy pensione plus 20 per qind te pages referuese. Ky kufizim u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese dhe qeveria dje vendosi qe ta heqe nga ligji kete nen duke e zevendesuar vetem me kufizimin e poshtem. Pra qe nuk ka perfitim nen pensioni baze minimal.
Ndarja me keste
Por edhe pse e ka ulur nga 2 per qind ne 1.5 per qind te pages perfitimin per vitet e punes shtese edhe pse paga referuese eshte bere paga e zhveshur nga tatimet dhe nga sigurimet qeveria ka vendosur nje tjeter kufizim per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese. Vertet ne ligj eshte parashikuar qe perfitimet nuk kane tavan por qeveria ka vendosur qe te gjitha shtesat te mos ti jepen ne dore ushtarakeve por ti ndahen me keste. Keshtu pas vendimit te qeverise ka nisur rillogaritja e perfitimeve per ushtaraket. Shume prej tyre kane perfitime qe i kalojne caqet e vendosura nga ligji i vjeter. Ne ndryshimet e miratuara dje kjo shtese perfitimesh do te ndahet me keste. Shumat e pensioneve te parakohshme te rillogaritura kur rezulton shtese mbi shumat e perfituara me pare i paguhen perfituesit me keste sipas percaktimeve me vendim te Keshillit te Ministrave ne perputhje me parashikimet ne buxhetin e vitit perkates.
Nga ana tjeter ne ligjin e ri parashikohet edhe zgjatja deri ne fund te vitit e aplikimit per pension. Ne ligjin e vjeter ishte parashikuar qe Personi qe kerkon perfitimet jo me vone se 1 vit nga data kur i lind kjo e drejte perfitimi i paguhet nga data e lindjes se te drejtes. Ne raste te tjera perfitimi paguhet nga data e paraqitjes se kerkeses per perfitim. Ne projektligjin e ri te miratuar dje kjo e drejte eshte deri me date 31 dhjetor te ketij viti.
Ndryshimet ne ligjin per ushtaraket
Ne piken 2 te nenit 4 paragrafi i dyte dhe i trete ndryshohen si me poshte vijon
Ishte
Per efekt te percaktimit te perfitimeve paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas viteve te qendrimit ne ate grade apo funksion.
Pagat referuese te njesuara dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare referuese per te gjithe karrieren percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
Behet
Per efekt te llogaritjes se perfitimeve
a Paga referuese neto eshte paga qe rezulton pas zbritjes nga paga referuese te kontributit te detyrueshem te sigurimit shoqeror dhe shendetesor plus tatimin mbi te ardhurat personale plus kontributin suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga.
b Paga mesatare referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese sipas periudhave te qendrimit ne ate grade apo funksion.
c Paga mesatare referuese neto eshte paga e barabarte me pagen referuese mesatare pasi i zbritet shuma e kontributit te sigurimit shoqeror shendetesor tatimit mbi te ardhurat dhe kontributit suplementar sipas ketij ligji te cilat mbahen nga paga.
Pagat referuese te njesuara rregullat e llogaritjes se pages referuese neto dhe rregullat e llogaritjes se pages mesatare referuese neto per te gjithe karrieren percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
Pas pikes 4 te nenit 4 shtohet pika 5 me kete permbajtje
5. Kudo ku ne kete ligj per efekt te llogaritjes se perfitimeve perdoret shprehja page mesatare referuese do te zevendesohet me shprehjen page mesatare referuese neto ndersa shprehja page referuese zevendesohet me page neto referuese.
Ne nenin 5 pika 3 shifra ...2 ... behet ...5 ....
Ishte
Personat e percaktuar ne nenin 2 te ketij ligji gjate kohes qe jane aktive paguajne kontribut shtese ne masen 2 per qind te pages referuese.
Behet
Personat e percaktuar ne nenin 2 te ketij ligji gjate kohes qe jane aktive paguajne kontribut shtese ne masen 5 per qind te pages referuese.
Pikat 1 dhe 2 te nenit 14 ndryshohen si me poshte vijon
Ishte
Masa e perfitimit te pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi.
Pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 50 per qind e pages mesatare referuese mujore. Per cdo vit tjeter te vjetersise ne sherbim sipas percaktimit masa e pensionit shtohet me 2 per qind te pages mesatare referuese.
Behet
Pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 1.5 per qind e pages mesatare referuese mujore neto per cdo vit sherbimi.
Ishte
Masa e pensionit te parakohshem e llogaritur sipas pikes 1 te ketij neni ne castin qe lind e drejta per perfitim
a per personat qe nuk kane paguar kontribute suplementare nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te percaktuar nga Keshilli i Ministrave ne perputhje me ligjin nr.7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar
b per personat qe kane paguar kontribute suplementare nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te percaktuar nga Keshilli i Ministrave ne perputhje me ligjin nr.7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar shtuar me 2 per qind te pages mesatare referuese per cdo vit sigurimi suplementar. Ne kete rast shuma e pensionit mujor te parakohshem nuk mund te jete me e madhe se dyfishi i pensionit baze te pleqerise plus 20 per qind te pages referuese te muajit te fundit te punes.
Behet
Ne cdo rast masa e pensionit te parakohshem nuk mund te jete me e ulet se pensioni baze i percaktuar nga Keshilli i Ministrave ne perputhje me ligjin nr.7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
DISPOZITA KALIMTARE DHE T FUNDIT
Kerkesa per perfitim sipas percaktimeve te pikes 1 te nenit 28 te ligjit nr.10.142 date 15.5.2009 nga personat qe e drejta u ka lindur por nuk eshte ushtruar mund te ushtrohet deri me 31.12.2010 dhe perfitimi do te jepet nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit te siperpermendur.
Pika 1 e nenit 28 E drejta e perfitimeve/ E drejta e perfitimeve nga ky ligj nuk parashkruhet. Personi qe kerkon perfitimet jo me vone se 1 vit nga data kur i lind kjo e drejte perfitimi i paguhet nga data e lindjes se te drejtes. Ne raste te tjera perfitimi paguhet nga data e paraqitjes se kerkeses per perfitim.
Shumat e pensioneve te parakohshme te rillogaritura kur rezulton shtese mbi shumat e perfituara me pare i paguhen perfituesit me keste sipas percaktimeve me vendim te Keshillit te Ministrave ne perputhje me parashikimet ne buxhetin e vitit perkates.
Ky akt normativ hyn ne fuqi menjehere botohet ne Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare si me poshte
a Per perfitimet nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.10142 date 15.5.2009
b Per ndryshimin e normes se kontributit nga data 1.1.2011.
Qeveria ul pagesen per ne azil
Qeveria ka ndryshuar dje edhe pagesat per pensionistet qe shkojne ne azil. Sipas vendimit te ri personat qe kane te ardhura si pension pleqerie shteterore kooperative apo pension familjar a invaliditeti kur vendosen dhe perfitojne sherbime te perkujdesit shoqeror ne institucionet rezidenciale publike derdhin 40 per qind te pensionit. Me pare kjo shifer ishte 50 per qind e pensionit. Pra ka nje ulje prej 10 per qind. Nga ana tjeter pagesa per personat e moshuar qe nuk kane te ardhura e qe jane vendosur ne shtepite rezidenciale publike nga 4 mije leke behet 5 mije leke ne muaj. Ne kete rast behet fjale per parate qe shteti u jep ketyre personave per shpenzime shtese. Pra shtohen perfitimet.
Nertila Maho