E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi i lumtur pas 4-goleshit Nuk me kishte ndodhur kurre

Austri Klodian Duro eshte ambientuar te luaje ne skuadra qe luftojne per titull

Gjithmone ka nje here te pare. Prandaj Hamdi Salihi eshte nje nder njerezit me te lumtur keto dite. Nje gje e tille vjen per faktin e thjeshte se qe kur ka debutuar ne futbollin profesionist nuk i kishte ndodhur kurre te shenonte kater gola por nje gje te tille e beri te shtunen ne sfiden te cilen Rapidi i Vjenes e fitoi me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Lask Linzit te Klodian Duros. Kjo ka bere qe rekordi i Salihit te zere vend te konsiderueshem ne shtypin sportiv austriak. Hamdi Salihi realizoi kater nga pese golat e Rapidit shkruhej dje ne faqen zyrtare te Bundesliges austriake. Kjo eshte hera e pare qe sulmuesi shqiptar gjente rrjeten kater here brenda nje ndeshjeje qe kurse ka zbarkuar ne kampionatin austriak. Njekohesisht ai behet edhe i vetmi futbollist qe ka realizuar kater gola ne te njejtin takim ne edicionin aktual te ketij kampionati. Aftesia e skuadres per te konkretizuar aksionet e shumta ne zonen kundershtare por mbi te gjitha 4-goleshi i shqiptarit i kane rikthyer kenaqesine edhe trajnerit te Rapidit Peter Pakult i cili kishte qene shume kritik per sa i perket rendimentit te shqiptarit. Ne kemi luajtur me nje rritem shume te mire dhe produkti yne ishin aksionet e shumta te ndertuara bukur. Salihi shpalosi reflekset e tij kater here. Nuk shenonte qe prej 25 shtatorit. Ne kampionat nje gje e tille nuk me kishte ndodhur kurre tha me pas Salihi. Ne javet e kaluara u fol per nje shkembim mes bomberit kuqezi dhe talentit te Lask Linz Lukas Kragl te cilin Pakult e konsideron si nje zbulim. Pas ndeshjes sulmuesi jep nje mendim edhe per shokun dhe bashkelojtarin ne Kombetare Klodian Duro Duro eshte ne nje situate e re per te. Ai eshte ambientuar te luftoje per titull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›