E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks shume shpejt dokumente te reja ne sasi te medha

Publikimi

Publikimi i ardhshem i Wikileaks do te jete i nje permase 7 here me te madhe nga ajo e materialeve te leshuara heren e fundit te cilat hodhen drite mbi nje realitet te panjohur te luftes ne Irak. Ky material u konsiderua si i permasave me te medha per sa i perket publikimit te materialeve te rrjedhura nga institucionet amerikane. Dhe ky rekord tashme pritet qe te tejkalohet shume.

Njoftimin e fundit organizata e ka bere ne faqen e saj te Twitter nderkohe qe nuk ka dhene informacion ne lidhje me permbajtjen apo kohen e sakte te leshimit te ketyre materialeve. Megjithate ne te permendet fraza muajt e ardhshem. Sajti ka vite qe ka publikuar sekrete por vetem kete vit ai u vendos ne qender te vemendjes se komunitetit nderkombetar me dy publikimet e medha per luften ne Afganistan dhe per ate ne Irak. Permes dokumenteve dolen ne driten e diellit te verteta qe ishin mbajtur te fshehura deri ne ate kohe. Edhe pse nuk eshte e qarte se kur do te jete data e leshimit te dokumenteve te ardhshme nga ana e Wikileaks dihet se ajo ka nje sasi shume te madhe dokumentesh te klasifikuara te Departamentit Amerikan te Shtetit materiale qe mund te ndryshonin vizionin e deritanishem qe ekziston per menyren se si funksionon demokracia amerikane ne bote. Ne mesazh thuhet edhe se sajti ndodhet nen nje presion shume te madh ne lidhje me kete publikim te radhes duke iu referuar edhe presioneve te drejtperdrejta qe po i behen Julian Assange ne akuzat per perdhunim qe i jane ngritur ne Suedi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›