E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani: “Më keq nuk bëhet”

www.albania-sport.com - TuS Koblenz, skuadra e Ervin Skelës dhe Edmond Kapllanit (gjithashtu edhe Njazi Kuqit e Shqipran Skerajt) do të luajë të premten kundër Rot-Vajs Ahlenit, një ndeshje ku sipas trajnerit Petrik Sander, “të gjitha duhet të japin gjithçka për të qenë të suksesshëm, për të shfrytëzuar rastin për tu ngjitur në renditje”.

Në fakt, TuS vjen në këtë ndeshje pas humbjes 2-0 me Oberhauzenin, çka solli dhe zhgënjim të madh te lojtarët, pasi pas pesë ndeshjeve pa fitore situata është vërtet dramatike për ekipin e “katër shqiptarëve”, pasi skuadra renditet në vendin e fundit në Bundesliga 2, me 18 pikë pas 25 ndeshjesh.

Edmond Kapllani, autor i dy golave në tetë ndeshje, e ka të qartë. “Më keq nuk ka se ku të shkojë më”, - thotë shqiptari për mediat gjermane.

Durrsaku, i cili u rekrutua si i huazuar nga Tus gjatë merkatos se janarit, kërkon të sjellë pak më shumë optimizëm në skuadër në kërkim të trepikëshit urgjent.

“Kualitetet e lojtarëve i kemi, dhe kjo është një arsye më shumë se do të bëjmë pikët për të qëndruar në kategori. Skuadra e Ahlenit ka bindur në lojën e saj vetëm në shtëpi, dhe ne nëse do të dalim në lojën tonë, me një fitore Koblenci do të ishte me pikë të barabarta me ta. Dhe me siguri më pas do të japim më shumë”, - vazhdon Kapllani.

Trajneri Sander kërkon që lojtarët e tij të luftojnë për çdo top në kërkim të rezultatit pozitiv. “Unë besoj, se te ne mentaliteti në dyluftime nuk është ai duhuri”. Sipas tij, lojtarët duhet të “gërvishtin, kafshojnë dhe pështyjnë” kundërshtarët, dhe ai këtë nuk e parë deri tani nga futbollistët e tij.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 10 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›