E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr masiv ne Memaliaj lojtari perfundon ne spital

Kategoria e Dyte serish ka qene e dhunshme serish gjithcka ka ndodhur ne Grupin e Jugut. Ne kryesfiden e kesaj jave mes Memaliajt dhe Butrintit futbolli nuk ka qene kryefjale pasi ua la vendin grushteve shqelmave por edhe sherrit masiv. Gjithcka ka ndodhur ne minuten e 36-te te pjeses se pare atehere kur lojtaret e te dyja paleve kane nisur te ofendohen me fjale me njeri-tjetrin derisa me pas jane kapur me grushte. Ne fushen e lojes e kthyer ne nje ring boksi 22 futbollistet kane grushtuar njeri-tjetrin. Aq sa viktime e dhunes ka mbetur sarandjoti Lulzim Meta. Burime te sigurta nga fusha e blerte bejne te ditur se futbollistit te Butrintit i ka rene te fiket madje eshte dashur nderhyrja e stafit mjekesor por dhe e ambulances per ta sjelle ne vete. Lojtari eshte transportuar ne spital fillimisht ne Memaliaj e me pas ne Tepelene por vetem ne Gjirokaster i eshte dhene ndihma e specializuar. Meta ka pasur fraktura nga goditjet e lojtareve vendes aq sa eshte dashur nderhyrja kirurgjikale sepse ka pasur thyerje te kockes se hundes. Pas ndihmes se dhene ai eshte transportuar per ne shtepi teksa sarandjotet e kane pritur shokun e tyre. Ndeshja nderkaq eshte nderprere per rreth 15 minuta por pas qetesimit te situates ndonese ka pasur goditje nga tifozet me sende te ndryshme si dhe fyerje per futbollistet e Butrintit loja ka vazhduar normalisht. Ajo qe ben cudine eshte fakti se Lulaj nuk ka nxjerre asnje karton te kuq per lojtaret te cilet jane perfshire ne kete sherr. Por pas konsultimit me vezhguesin e Federates Shqiptare te Futbollit Zhdanov Tartarin si dhe drejtuesit e sektorit te garave ndeshja ka vijuar per publik. Kjo do te thote se i gjithe sherri do ti kaloje Komisionit te Disiplines.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›