E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia kreret e klubit mohojne kontaktet me Xhevair Sukajn

Ka pak dite qe ne qytetin e Shkodres ka ardhur prane familjes se tij dhe sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj. Ai eshte pjese e skuadres se Zagrebit ne kampionatin kroat te futbollit. Sulmuesi nga sa mesohet nuk ka marredhenie te mira me ekipin e tij te Zagrebit kjo gje duket se e ka vene ne levizje lojtarin per te gjetur ekipin e tij te ri. Nga sa mesohet shkodrani nuk perjashton kesaj here dhe nje deshire te tij per tu riveshur kuqeblu por kjo eshte deri tani thjesht nje deshire e ketij lojtari. Kjo pasi sic mesohet drejtuesit me te larte te presidences shkodrane mohojne te kete kontaktuar me lojtarin. Kontaktet me lojtarin sipas burimeve prane presidentit Fushaj nuk jane zhvilluar pasi ai ka nje kontrate ne fuqi me ekipin e Zagrebit. Megjithate ajo qe ende nuk dihet dhe ende mbetet enigme eshte nese drejtuesit e klubit kuqeblu do te marrin kontakte me kete lojtar edhe nese ai mbyll kontaktet me ekipin kroat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›