Salihi mer hakun e Vllaznisë, gol RapiditKy ishte goli i tij i dytë sezonal i Salihit, teksa tani është radha e trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe, të shpresojë te “Gerd Myleri” shqiptar për të shënuar në miqësoren kundër Qipros.

Kur Vllaznia do të luante kundër Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi ishte i ftuari “VIP” i agjencisë austriake të lajmeve, Apa, për të dhënë një parashikim të tij për rezultati e pritshëm të ndeshjeve.
“Nëse Vllaznia do një shans kualifikimi, duhet të jetë në një ditë shumë të mirë, ndërsa Rapid në një ditë shumë të keqe”. Vllaznia i humbi dy takimet, 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër, pa mundur të shënojë golin e flamurit shkodran.
Por, atë që nuk e bëri asnjëri nga 11 lojtarët e Vllaznisë, e bëri shkodrani i SV Ried, Hamdi Salihi, përpara 7600 tifozëve në stadiumin tërësisht të shitur.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është “specialist” për të shënuar ndaj ekipeve të mëdha austriake, pas golit të fitores kundër Salzburgut, Salihi shënoi golin e barazimit kundër Rapidit (1-1), duke thelluar rekordin pa humbje në shtëpi të SV Ried, tani në 21 ndeshje, 15 muaj të pathyer.
Kapiteni i Rapidit të Vjenës, Hofman çoi ekipin e tij në avantazh në minutën e 52-të, por vetëm 7 minuta më pas, Salihi vendosi ekuilibrat në rezultat, që nuk u ndryshuan gjatë gjithë takimit.
Ky ishte goli i tij i dytë sezonal i Salihit, teksa tani është radha e trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe, të shpresojë te “Gerd Myleri” shqiptar për të shënuar në miqësoren kundër Qipros.
E Diele, 09 Gusht 2009