Tirana fiton kupën “Majaci”Ky ishte dhe trofeu i parë i trajnerit kroat të Tiranës, Ilija Lonçareviç.

Tirana është fituesja e kupës simbolike “Majaci”, e zhvilluar për nder të legjendës fierake të futbollit, Kujtim Majaci, të ndarë më 14 korrik të këtij viti. Takimet u zhvilluan në “Loni Papuçiu”, në Fier. Në këtë turne morën pjesë Apolonia, Tirana, Dinamo e Teuta.
Tifozët e shumtë kishin vendosur shumë banderola në kujtim të sulmuesit të madh, i cili ka qenë dy herë golashënuesi më mirë i Shqipërisë, në sezonet 1985-1986 me 20 gola dhe 1989-2000, 19 gola. “Majaci, ti nuk vdes kurrë”.
TEUTA-DINAMO 2-1
Në gjysmëfinalen e parë, Teuta fitoi 2-1 me Dinamon: Mile e Hodo shënuan për Teutën, ndërsa Kuli shkurtoi diferencën nga pika e bardhë.
APOLONIA-TIRANA 0-1
Në gjysmëfinalen tjetër, Tirana mundi 1-0 Apoloninë: gol i Enco Malindit, i cili mesa duket do të veshë përfundimisht fanellën bardheblu.
TIRANA-APOLONIA 2-1
Në finale, Tirana barazoi 1-1 me Teutën. Golat u shënuan nga dy futbollistë vlonjate: Abilaliaj shënoi për Tiranën dhe Imeraj për Teutën. Me penallti Tirana fitoi 5-4, duke fituar edhe kupën “Majaci”. Devolli për Tiranën e Kaçi e Muçollari për Teutën ishin dhe lojtarët që nuk i realizuan penalltitë.
Ky ishte dhe trofeu i parë i trajnerit kroat të Tiranës, Ilija Lonçareviç.
E Hene, 10 Gusht 2009