Salihi nis aventurën në Amerikë

Hamdi Salihi është prezantuar te skuadra e re DC United, te e cila u transferua ditë më parë nga ekipi austriak Rapid Vjena. Edhe pse kishte oferta nga klube të ndryshe, reprezentuesi i Shqipërisë vendosi që karrierën ta vazhdojë në futbollin amerikan - Major League Soccer (MLS).
"Unë isha afër për të nënshkruar me Rangers Glasgoë, por klubi ishte i rrethuar me vështirësi financiare dhe kjo me shtyri të mos e pranoja atë transferim", deklaroi Salihi.
Për Salihin paratë nuk janë gjithçka. Ai tregon se gjithmonë në karrierë e ka shikuar se në cilin ekip mund të përshtatet më tepër dhe se ku njerëzit e respektojnë për atë që bën për ekipin.
Objektiva e DC United për të arritur në paly off të elitës së futbollit amerikan (MLS) ishe një arsye për t’iu përgjigjur pozitivistë ofertës së ekipit nga Uashingtoni.
"MLS ka një ngritje dhe në Evropë kanë një imazh tjetër, kanë më respekt për futbollin në Amerikë. Unë jam i kënaqur që jam këtu dhe jam gati të shënoj", përfundoi Salihi i cili mezi pret që sezoni i ri të fillojë sa më shpejt.
Pas prezantimit, Salihi i është bashkuar skuadrës në stërvitje derisa ka zgjedhur numrin 9 për ta bartur në fanellë. Trajneri i DC United, Ben Olsen, është i lumtur që në ekip tani do ta ketë një sulmues të kalibrit siç është Salihi.
"Ne kemi qenë në kërkim për numrin e duhur nëntë për disa kohë dhe mendojmë se kemi gjetur atë. Jemi shumë me fat që kemi shërbimet e tij në këtë pikë”, tha Ben Olsen i cili është i vetëdijshëm që shkodranit i duhet kohë për t’u ambientuar.