Lorik Cana i kënaqur me rikthimin e tij në fushë
Marsejë - Lorik Cana shprehet tepër i kënaqur me rikthimin e tij në fushë pas dëmtimit të gjatë në gju. Olimpiku i Marsejës këtë javë u ndal në barazim 0-0 me Valencienes, rezultat që e hidhëron shumë futbollistin kosovar. Lorik Cana është rikthyer pas dy muajsh, dhe tani është mëse i gtashëm për të dhënë maksimumin me Marsejën.
“Ndjehem mirë përsëri, jam rikthyer në formë, -deklaron Cana për ‘L’Equipe’. -Ekipi është duke përmirësuar lojën e tij, por po na mungojnë golat. Pozicioni ynë në klasifikim nuk është i keq, por kemi humbur shumë mundësi për t’u ngjitur në renditje. Nëse duam të synojmë majën e tabelës, duhet patjetër të ndryshojmë diçka në ndeshjet në shtëpi ku po hasim shumë vështirësi”.
Marseja ndodhet në vendin e tretë me 49 pikë, 4 më pak se Lioni i vendit të parë, dhe tre më pak se Paris SG.