Drogba i dhuron Çelzit Kupën e Anglisë

Irgis Hysenaj
![]()
- Didier Drogba i ka dhënë Ceslit Kupën e Anglisë duke shënuar golin e fitores në kohën shtesë ndaj Mancester Junajtid. Kështu, skuadra e drejtuar nga Murinjo dhe Abramovici, më në fund mundi që të fitojë një trofe të rëndësishëm në këtë sezon, pas dështimeve në Premierligë dhe në Ligën e Kampioneve.
Gjatë ndeshjes edhe Mancesteri kishte mundësinë e shënimit me anë të Rajan Gigsit. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Murinjo jo vetëm që fitoi finalen e Kupës së Anglisë, por tregoi tregoi superioritetin e vet në Premier Ligë duke mposhtu kampionen e Premierligës, Mancester Junajtedin. Ndërsa ndeshja po shkonte drejt penalltive, dyshja e Ceslit Drogba-Lampard me anë të pasimeve, arriti që t'u dhuronte tifozëve të skuadrës londineze Kupën e Anglisë pas shtatë viteve. Ndeshja që dy skuadrat më të mira të Premierligës bënë ishte shumë larg lojës së zakonshme spektakolare të këtyre dy skuadrave. Kështu vetëm 2 raste për gol, u bënë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u duk sikur loja u bë pak më tërheqëse. Kështu në pjesën e parë të lojës, nuk ka pasur shumë ritëm dhe aksionet janë "numëruar me gishta". Të dyja skuadrat janë përjekur që të mos pësojnë gol, duke u mbrojtur mirë dhe duke mos rrezikuar duke dalë në sulm. Vetëm në minutën e 30 të lojës vjen edhe gjuajtja e parë e rezikshme e ndeshjes. Frenk Lampard gjuan fuqishëm në portën e Mnacesteriot, por Edvin Van der Sar nuk e ka shumë të vëshirë ta presë. Loja është zhvilluar më shumë në mesin e fushës, ku lojtaërt e të dyja skuadrave e kanë pasur të vështirë të sulmojnë. Në minutën e katërt të pjesës së dytë është sulmuesi i Mancester Junajtid Uejni Runi, që shfaqet rrezikshëm në portën kundërshtare.
Runi përfiton nga një gabim i Klod Makeleles por gjuajtja e tij pritet nga Peter Ceh. Ky është trofeu i dytë sezonal për "blutë" e Londrës pas atij të Kupës së Ligës.
Mourinjo: Kupa ime e parë e Anglisë
Nuk do ta hedh këtë kupë poshtë, kjo ka një domehtënie të madhe për mua, është Kupa e Parë e Anglisë dhe është e para për mua. Kjo do të thotë që ne kemi fituar ccdo trofe anglez në këta tre vjet që kur unë kam qenë trajenr i këtij klubi.Lojtarët e meritonin shumë këtë, për shkak të vështirësive të shumta që kanë pasur ata gjatë sezonit. Ky është një moment ku të gjithë duhet të shijojnë dhe ne do të shkojmë në fundjavë më këtë sukseës. Unë besoj që lojtarët luajtën shumë mirë dhe e kuptuan planin që ne kishim për lojën.
Chelsea 1 - 0 Man Utd | D. Drogba 116'
Chelsea vs Man Utd 1 - 0 FA Cup Final Celebrations
Chelsea vs Man Utd 1 - 0 FA Cup Final Celebrations