E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apolonia, lamtumirë në paqe

- Thjesht një takim ku takoheshin dy ekipe: Apolonia, zyrtarisht e rënë në të Parën dhe Elbasani, po zyrtarisht i shkurorëzuar si kampioni në fuqi. Apolonia në ndeshjen e fundit të saj në Kategorinë Superiore, luan kundër Elbasanit, me lojtarë 17-18 vjecarë. Trajneri Andrea Marko synoi që futbollistët e tij të marrin eksperiencën e fundit në elitën e futbollit shqiptar. Ishte Elbasani që shënoi i pari me anë të Albert Kacit (41') pas një kombinacioni me sulmuesin tjetër Eldorado Merkoci. Apolonia barazoi rezultatin me anë të Marenglen Shoshit (84'), i cili finalizoi një goditje nga 18 metra.

Apolonia-Elbasani 1-1
Shënues: Shoshi 84' / Kaci 41'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›