Irak, 39 të vrarë e 220 të plagosur në 3 atentate
Të paktën 39 persona u vranë dhe 220 të tjerë u plagosën sot në tre atentate pranë qytetit verior të Mosulit dhe në Bagdad, sipas një bilanci të ri dhe burimeve policore. Dy kamionë- bombë shpërthyen në fshatin Khaznah, 20 km në lindje të Mosulit, duke shkaktuar 23 të vrarë dhe 138 të plagosur, sipas policisë dhe spitaleve të qytetit. Një bilanc i parë fliste për 25 të vrarë dhe 70 të plagosur. Tridhjetë e pesë shtëpi u shkatërruan në këtë lokalitet të banuar nga sekti Chabaks.
Ky sekt kurd prej 30.000 personash është shpërndarë në 35 fshatra të krahinës Ninive dhe shumica e tij kërkon bashkimin me rajonin autonom të Kurdistanit. Besimi i tyre është një përzierje mes islamit, kristianizmit dhe feve të tjera. Të persektuar nën Sadam Husseinin sepse ishin kurdë, ata kanë qenë në shënjestër të shumë sulmeve të al-Kaidës pas ndërhyrjes në Irak të amerikanëve. Në Bagdad, dy atentate patën në shënjestër punëtorë ditorë të mbledhur për të kërkuar punë.
Atentati i parë i shkaktuar nga një bombë e fshehur në një thes çiemntoje në Hay al-Amel, në perëndim të qytetit shkaktoi 7 të vrarë dhe 46 të plagosur, sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes. Në Chourta Arbaa, në veri, një autobombë shkaktoi vdekjen e 9 personave dhe 36 të plagosur, sipas të njëjtave burime. Aktet e dhunës kanë rënë ndjeshëm muajt e fundit në të gjithë territorin irakian, por atentatet mbeten të shpeshta në kryeqytet dhe në Mosul, ku kryengritja mbetet ende e fortë.
Forcat amerikane u tërhoqën në fund të qershorit nga qytetet irakiane, në kuadër të një marrëveshjeje sigurie të arritur në nëntor me Bagdadin.