E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, tani eshte nje hero per Riedin

Hamdi Salihi kthehet ne nje hero per ekipin e tij, Riedin. Sulmuesi shqiptar i Riedit., Salihi shenoi golin e fitores, ne ndeshjen e djeshme ndaj Austria Kartner. Ai eshte kthyer tani nje benjamin per tifozet e skuadres se tij dhe do te jete e veshtire qe te largohet ne merkaton e veres, edhe pse kerkohet nga mjaft skuadra te tjera. Sulmuesi i kombetares sone, shenoi golin e tij te 13-te per kete edicion ne Austri, duke u rreshtuar mes golashenuesve me te mire te kampionatit. Por me kryesorja, ekipi i tij Riedi, me fitoren qe siguroi dhe pas golit te Salihit, eshte me prane objektivit, kualifikimit ne Kupen UEFA. Shkodrani kishte shenuar nje vit me pare 12 gola dhe kete edicion, edhe pse i demtuar ne pjesen me te madhe, eshte shfaqur me i suksesshem, duke thyer serish nje rekord personal. Hamdi Salihi eshte konfirmuar si nje nga sulmuesit me rendimentin me te larte, qe ka shenuar nje futbollist shqiptar ne kampionatet e huaja. 25-vjecari shenoi ne minuten e fundit te ndeshjes se djeshme, duke i dhene nje fitore te madhe Riedit, ne fushe e Austria Kartnen. Pjesa e pare perfundoi ne epersi te vendasve, por pas barazimit sulmuesi shqiptar shenoi golin e fitores, ne fund duke entuziazmuar ekipin dhe trajnerin si dhe shume tifoze te Riedit. Salihi me golat e tij, e kane ngjitur Riedin shume afer zones UEFA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›