E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana i demtuar, rrezikon Portugaline

Lorik Cana rrezikon te mos jete pjese e kombetares sone, ne perballjen e 6 qershorit, ndaj Portugalise. Per trajnerin e sapoemeruar ne krye te stolit kuqezi, Josip Kuzhe, mungesa e Canes do te jete shqetesimi numer nje. Mesfushori kuqezi eshte demtuar ne nje ndeshje te kaluar dhe ka munguar ne javen e fundit te kampionatit francez, ndaj Lionit. Ne sajtin e klubit te Olimpikut te Marsejes, njoftohet se ai do te mungoje edhe ne ndeshjen e 30 majit dhe gjithashtu eshte ne pikepyetje, qe te aktivizohet ne javen e fundit te kampionatit. Cana kaloi nje demtim te gjate ne fillim te ketij viti dhe nuk u grumbullua qe te aktivizohej ndaj Maltes, ku kombetarja zhvilloi nje nga ndeshjet me te dobeta, qe me vone ndikoi ne largimin e trajnerit Ari Han. Edhe trajneri i ri Kuzhe, pas emerimit pret qe mesfushori te riaftesohet deri me 6 qershor, qe te krijoje nje imazh pozitiv para tifozeve kuqezi, si debutues. E sigurt eshte qe Cana nuk do te jete ne gjendje qe te aktivizohet kete muaj me ekipin tij, Ai do te mungoje kunder Renes me 30 maj, per shkak te nje demtimi qe mori ne Nise. "Do te me pelqente qe te rikthehem te pakten ne ndeshjen e fundit dhe ta mbyll sezonin ne "Valedrome", para tifozeve," - theksoi me keqardhje shqiptari, para ndeshjes se parafundit te kampionatit francez. Lorik Cana nuk ishte ne fushe, ndaj Lionit, ku humbja qe pesoi Marseja i kushtoi shtrenjte, dy jave para perfundimit te kampionatit. Lorik Cana mund te largohet ne fund te ketij edicioni, nga ekipi i tij, prandaj deshiron qe te rikthehet ne fushe, per te luajtur ndeshjen e lamtumires. Pas humbjes se Marsejes, ne javen e fundit, Bordoja eshte shkeputur tre pike dhe dy jave para se te mbyllet kampionati, i ka shanset qe te fitoje titullin kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›