E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi vjen goli i pare amerikan

Më në fund është zhbllokuar. Pas afro tre muajsh nga transferimi në Major Soçer League dhe shtatë ndeshjeve të luajtura, Hamdi Salihi ka gjetur golin e parë amerikan. Sulmuesi shkodran shënoi në ndeshjen e dhjetë të skuadrës së tij DC Junajtid, që u mposht me rezultatin 5-3 në fushën e San Hoze “Earthquakes”.

Salihi u aktivizua si zëvendësues në këtë takim, duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 69-të, kur vendasit kryesonin me rezultatin 4-2. Bomberi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës 19 minuta më pas, duke realizuar rrjetën e fundit të takimit.

Salihi e dërgoi topin në rrjetë me klasin e zakonshëm, ku pasi I shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, shfrytëzoi një vertikalizim perfekt nga mesfusha dhe me një parabol të shkëlqyer mposhti portierin e San Hozesë.

Për sulmuesin 28-vjeçar, goli ka ardhur pas 400 minutave aktivizim në total dhe mungesa e gjatë e rrjetës ishte kthyer në çështje për skuadrën dhe vetë Salihin, që madje po mendonte seriozisht edhe mundësinë e largimit nga kampionati amerikan.

Por, përveç kënaqësisë personale dhe faktit që më në fund arriti të gjente rrugën e rrjetës, Salihi nuk mund të kënaqet me rezultatin e skuadrës, që gjithsesi mbetet e dyta në klasifikim me 15 pikë, por me dy ndeshje më tepër se skuadrat e tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›